Vlorë, vrasja e nënë e bir, flet gruaja e të akuzuarit: Hysnien...

Vlorë, vrasja e nënë e bir, flet gruaja e të akuzuarit: Hysnien e kam kushërirë jemi të mbytur në halle

357
0
Shares

Kasëm Pirjasi u arrestua si autor i dyshuar për vrasjen makabre në Vlorë, së Selkije e Olsi Hoxhallarit, nënë e bir. 26 vjeçari dyshohet se e kreu krimin në bashkëpunim me gruan e Olsit, Hysnie Hoxhallari me të cilën kishte një lidhje jashtëmartesore.

Mediat kanë qenë në shtëpinë e tij në Storme të Fierit, ku Kasëm Pirjasi jetonte në kushte të vështira ekonomike, me gruan, fëmijët dhe njerëzit e gruas. E shoqja Entela ka treguar se të dashurën e burrit nuk e ka ditur por e ka mësuar pas lajmeve në media. Entela thotë se bashkë me Hysnien janë kushërira të dyta.

Keni dyshuar për ndonjë lidhje të mundshme të burrit tuaj?

Jo, jo.

Këtu rrinte në pjesën më të madhe të kohës?

Po këtu rrinte. Kam pasur gocën sëmurë, u krodhëm në borxhe. Iku një herë në shtetin greke, 3 muaj me pasaportë, që lamë borxhet se e çonim çupën në Tiranë, se e kam invalidë. Babai nuk më shikon fare nga sytë. Kam një motër 40 vjeçe të sëmurë, i kam brenda në shtëpi. Po babai qorr dhe i bënte hyzmet burri. Me ato vinim anës.

Ka ardhur jetonte tek shtëpia juaj?

Po jetonte tek shtëpia jonë. Se ne jemi tre motra, e dyta e martuar, e madhja e sëmurë, unë e treta, e vogla.

Me Hysnien çfarë lidhje kishte, njiheshit përpara me Hysnien?

Ne e kemi kushërirë atë. Babai im me babain e saj janë djalë halle, djalë daje, i bie kushërirë të dytë me të unë.

Kishit ndonjë dyshim, për një lidhje mes tyre?

Jo nuk e dija. Unë kisha besim.

Kur e morët vesh lajmin për arrestimin e tij?

Dje e morëm vesh.

Keni vënë re ndonjë ndryshim këto kohë tek Kasëmi?

Jo ai me ne sillej mirë. Nga shtëpia nuk largohej se unë e kisha fëmijën e smurë. Doktorët i kishin thënë që duhet t’i rrish pranë fëmijës. Na kanë dhënë një mjekim ëpr gocën, e më tha do iki o Tela që të lajmë borxhet se këtu nuk kishim mundësi që ta lanim. Kur ishte këtu punonte për 10 mijë lekë në ditë në beton.

Gjatë kësaj kohe ka punuar, nga janari deri sot?

Kur ka pasur punë, ikte punonte.

Gjatë janarit keni vënë re ndonjë lëvizje të dyshimtë?

Jo në shtëpi ka qenë gjatë kësaj kohe nuk ka lëvizur.

Besoni se burri juaj e ka kryer këtë vepër?

Tani unë nuk e di. Nuk di asgjë më tepër.

Ju besoni që burri juaj ka pasur lidhje jashtëmartesore me Hysnien?

Tashi edhe mund të ketë pasur. Unë nuk i shkova asnjëherë Hysnijes, sepse rrija nga dera e brenda për atë fëmijë. Edhe tani kam për t’i dhënë shurupin. Po e ushqeja.

Ju jetoni në kushte të vështira ekonomike?

Copë-copë. Kam 5 dhi me ato mbahem. Jam si ata që u bë përmbytja.

Në shtëpi ishte kur e arrestuan?

Ai ishte në Fier për dokumentet e motorit. Po kthehej në shtëpi, e morën në telefon, i thanë qëndro në Roskovec tek posta. Po i tha ai. Vajti u paraqit në Roskovec, nuk erdhi në shtëpi

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY