Aksidenti me vdekje në autostradë, familjarët: Aqif Rakipi, “faleminderit” që na...

Aksidenti me vdekje në autostradë, familjarët: Aqif Rakipi, “faleminderit” që na e vrave të afërmin dhe që ike nga vendngjarja

898
0
Shares

Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e prokurorisë për të pushuar hetimet ndaj ish-deputetit të PDIU-së, Aqif Rakipi, i cili u përfshi në një aksident me pasojë vdekjen e një shtetasi, në gusht të vitit të kaluar.

Sipas prokurorisë, e cila u bazua në dy akte ekspertimi, ish-deputeti Rakipi rezultoi i pafajshëm në atë aksident fatal për jetën e një kalimtari. Sipas ekspertëve, ndërprerja e menjëhershme e rrugës nga viktima si dhe fakti që Rakipi ka pasur një fushëpamje të kufizuar për shkak se anës rrugës kishte ndaluar furgoni nga ku zbriti viktima, e zhveshin nga përgjegjësia ish-deputetin Rakipi.

Ndërsa, sa i takon faktit që ai u largua nga vendngjarja për t’u dorëzuar në Komisariatin e Policisë nr. 2 në Tiranë, argumentohet me gjendjen e rënduar psikologjike për shkak të aksidentit. Mësohet se edhe familjarë të viktimës kanë dhënë pëlqimin e tyre, duke deklaruar se nuk kishin asnjë rezervë për hetimet si dhe ndaj ish-deputetit Rakipi.

Në këto kushte, Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e prokurorisë, duke vendosur pushimin e hetimeve ndaj Aqif Rakipit.

Foto Ilustruese

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY