DETAJE/ Vlorë, vrau burrin dhe vjehrrën e të dashurës, autori tregon krimin:...

DETAJE/ Vlorë, vrau burrin dhe vjehrrën e të dashurës, autori tregon krimin: Ja pse i vrava

257
0
Shares

Një krim pasioni ai në Vlorë, kur nënë e bir u vranë dhe më pas u dogjën brenda banesës. Autori i krimit makabër është Kasëm Pirjasi.

Ai është një 26-vjeçar i martuar, baba i dy fëmijëve i cili kishte një lidhje jashtë martesore me gruan e të ndjerit , Hysnie Hoxhallarin.

Rrëfimi i të akuzuarit për vrasjen e dyfishtë

Viktimat

TCH raporton se që kur Olsi ishte kthyer nga Greqia për shkak të festave të fundvitit , ai nuk kishte me mundësi ta takonte 38-vjeçaren e cila është nga fshati Strume i Fierit, andej nga është edhe vrasësi e po ashtu mblesi për martesën.

Dy të arrestuarit kishin pasur një histori që në fshat dhe përpara se Hysnia të martohej me të ndjerin. Madje, sipas TCH per këtë martesë kishte ndërhyrë Kasëm Pirjasi, i cili është baxhanak me një nga kushërinjtë e viktimave.

I pyetur nga policia Kasëm Pirjasi ka rrëfyer se pasi Olsi ishte kthyer nga Greqia ai nuk po e takonte më dot të dashurën.

Në këto kushte ka bërë edhe planin, ndërkohë që Hysnia këmbëngul se nuk dinte asgjë për vrasjen. Gruaja ka shtuar se pasi Kasëmi i kishte vrarë të dy, edhe bashkëshortin dhe vjehrrën ,ai e kishte njoftuar për masakrën.

“E lava hanxharin ka rrëfyer gruaja e cila ka treguar edhe vendin ku ishte fshehur, ai i vendosi zjarrin banesës së vogël dhe kur ai iku, unë prita deri në orën katër të mëngjesit dhe pastaj njoftova policinë”- tha ajo.

Por çfarë tha një ditë pas vrasjes makabre 32 vjeçarja?

Bashkëshortja e Olsi Hoxhallarit ishte në mesin e 10 familjarëve dhe të afërmve të familjes, të shoqëruar në Polici lidhur me ngjarjen. Grupi hetimor kishte dyshime të forca se, 41-vjeçari Olsi Hoxhallari dhe nëna e tij, Salike Hoxhallari, janë vrarë nga një person i afërt në befasi, pasi fqinjët nuk kanë dëgjuar asnjë.

“Dola nga dhoma para orës 23:00, për të vënë djalin në gjumë. Një orë më pas pashë që drita ishte ndezur dhe pastaj dhe mua më zuri gjumi. Më vonë, kam dëgjuar një shpërthim të vogël. Kur shkova, derën e gjeta të mbyllur nga brenda dhe e hapa me forcë. Kur hyra brenda në dhomë, i gjeta të dy pa shenja jete, ndërsa orenditë ishin djegur thuajse të gjitha”, ka deklaruar bashkëshortja e Olsi Hoxhallarit. 

Në familjen Hoxhallari, dy vite më parë, ka pasur një konflikt. Shkak është bërë një shumë prej 12 milionë lekësh të vjetra, të vjedhura në banesën e Olsit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY