“Droga në Itali dhe Igumenicë, po biem në diktaturën e re të...

“Droga në Itali dhe Igumenicë, po biem në diktaturën e re të ‘krimit’”

140
0
Shares

Deputeti i PD ka ngritur alarmin se po rrezikojmë të biem në diktaturën e krimit. Deklarata e deputetit demokrat Tritan Shehu, vjen pas kapjes së të paktën 5 tonëve drogë në Itali ditën  esotme dhe pas kapjes së 424 kg kanabis në një gomone në Igumenicë.

Shehu në një postim në rrjetet sociale shkruan se tashme ne rrezikohemi seriozisht të biem nën një diktature të re, atë të “krimit”.

Postimi i plotë i Tritan Shehut në “Facebook”

Diktatura e Krimit” po troket per ne.

Fjala “droge” degjohet kudo e lidhur me Shqiperine.

Nje sasi gjigande kokaine kapet dje ne territorim shqiptar, gje qe flet per ekzistencen e mega trafiqeve te drogave te forta nepermjet vendit tone.

Ne Itali kapen 5 ton Kanabis e arritur  nga vendi yne.

Ne Greqi kapen reth 0,5 ton Kanabis perseri me origjine nga vendi yne.

Te gjitha keto ne harkun kohor te 24 oreve te fundit.

Dhe keto kronika tashme jane bere te zakoneshme, por me sasite ne rritje galopante.

Vetem nga keto pak te dhena mund te perfytyrojme se per cfare shumash behet fjale, se sa eshte zgjeruar e forcuar bota e krimit ne vendin tone.

Hapi tjeter i kesaj “historie” eshte trafiku i armeve dhe propabilisht terrorizmi.

Ajo cfare i dha “colpo di grazia” rendit, stabilitetit, nivelit tone te demokracise etj, ishte pa dyshim “kanabizimi” i vendit.

Kam qene nder te pariet qe kam shkruar e kam publikuar kunder atij aktiviteti kriminal e pasojave tragjike te tij per vendin tone.

Tashme ne rrezikohemi seriozisht te bijem nen nje Diktature te re, ate te “Krimit”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY