I riu 22-vjeçar paguan për të vrarë prindërit, por gjithçka shkon keq…

I riu 22-vjeçar paguan për të vrarë prindërit, por gjithçka shkon keq…

157
0
Shares

Një 22-vjeçar ra në grackën e policisë, duke besuar se kishte punësuar vrasës me pagesë për të vrarë prindërit e tij të pasur, së bashku me motrën 10-vjeçare, në mënyrë që të merrte trashëgiminë.

Hetuesit zbuluan në kohë planin e tij makabër dhe vendosën që të inskenonin vrasjen e familjes në shtëpinë e tyre. Një oficer luajti rolin e një vrasësi me pagesë në resortin rus të Sochit. Djali e kishte udhëzuar “vrasësin” sesi dhe kur duheshin vrarë familjarët e tij. Ai madje vizatoi edhe planimetrinë e shtëpisë ku tregonte edhe vendet ku ndodheshin kamerat dhe sesi duhet të evitonte qentë roje. Ai pranoi ta paguante oficerin e policisë me shumën e rënë dakord dhe i kërkoi atij fotografi të prindërve të vrarë, si provë.

Nëna dhe babai i 22-vjeçarit, ndonëse të tmerruar nga plani i të birit, pranuan që të bënin si të vdekur dhe pozuan për foton, ku shfaqeshin si të vdekur nga goditjet me thikë. Pasi pa fotografitë, i riu u shpreh i kënaqur dhe pranoi t’i paguante 38 mijë paund personit që besonte se ishte vrasës me pagesë, sapo të kishte marrë pasurinë e trashëguar nga prindërit. Megjithatë shumë shpejt ai u arrestua nga autoritetet dhe e pranoi fajin. Sipas policisë në rajonin e Krasnodar, djali, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, edhe në të shkuarën kishte planifikuar dy herë të tjera për të vrarë prindërit e tij. Gjatë marrjes në pyetje, 22-vjeçari pranoi se kishte muaj që i planifikonte vrasjet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY