Gazetarja Lala: Grupi i Manzës në konflikt me grupin e Shijakut, te...

Gazetarja Lala: Grupi i Manzës në konflikt me grupin e Shijakut, te stadiumi Dinamo do ndodhte..

395
0
Shares

Kush fshihet pas 180 milionë eurove drogë? Ka qenë kjo tema e debatit në emisionin “Opinion” në “Tv Klan”.

Gazetaja Klodiana Lala ka dhënë më shumë detaje rreth drogës së kapur ditën e sotme në Maminas.

lala-1

Lala tha se droga është identifikuar ende pa ardhur në Itali e ndërsa për biznesmenin Arbër Çekaj ajo tha se ka ndryshuar mbiemrin pas ardhjes nga Tropoja në Tiranë.

“Droga është identifikuar para se të vinte në Itali. Itinerari ka qenë Kolumbi-Itali- Maltë – Durrës. Është porositur nga kompania Arbi Garden me administrator të vetëm  Arbër Çekaj I cili pjesën më të madhe e kalon në Gjermani.

Arbër Çekaj është me origjinë nga Tropoja dhe  mbiemrin e tij të origjinës e ka Kuliçi në vitin 1990 familja ka lëvizur nga Tropoja dhe ka ardhur në Manzë, xhaxhai i Arbër Çekajt një ish-gjykatës shumë i njohur bashkë me  babain dhe xhaxhain tjetër kanë vendosur të ndryshojnë mbiemrin,” tha Lala.

Më tej gazetarja ka thënë se një vit më parë kanë tentuar të ekzekutonin kreun e grupit.

“Policia e shtetit ka identifikuar të paktën dy grupe kriminale njëri prej të cilëve vepron në zonën e Manzës dhe një tjetër në Shijak për të cilën policia është duke I monitoruar. Burime dhe informacione thonë se kanë shumë mbështetje të fortë në politikë. Grupi që vepron në zonën e Manzës është në një përplasje të fortë me një grup nga Shijaku dhe ka pasur tentativa për të eliminuar. 17 grupe kriminale janë me rrezikshmëri të lartë. Grupi që vepron në zonën e Manzës një vit më parë në afërsi të stadiumit Dinamo që është duke u verifikuar, është tentuar që kreu i grupit të ekzekutohet një vit më parë,” tha Lala.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY