Gazetari kronikës: Operacioni i kokainës ka 3 pika të errëta

Gazetari kronikës: Operacioni i kokainës ka 3 pika të errëta

143
0
Shares

Një gazetar i kronikës që ka ndjekur operacionin e kapjes së kokainës në Durrës thotë se janë 3 pika të errëta që kanë shoqëruar këtë operacion ndërkohë që mësohet se bëhet fjalë për 10 persona janë shoqëruar në policinë e Durrësit.

Gazetari Trashgim Sokolaj i ftuar në Oraneës rendit tri pika të errëta që sipas tij duhen zbardhur.

“Kam informacion që në Policinë e Durrësit pas kapjes së drogës dhe arrestimit të dy personave, janë shoqëruar deri tani që po flasim, 10 persona, që nuk janë vetëm nga Durrësi por edhe zona përreth të njohura për aktivitet kriminal.

Ky operacion megjithëse është një shembull pozitiv midis Prokurorisë dhe Policisë, ka edhe disa pika kritike. Për mendimin tim ka tre pika të errëta. Kemi 613 kg kokainë dhe kemi vetëm dy punëtorë të kapur.

Janë duke u verifikuar në polici dhe janë më lart se këta.

Kemi porositësin e kontenjerit që sipas informacioneve që kam ka dalë nga Shqipëria dhe mendohet që është në Gjermani ku ishte destinacioni i dërgesës.

Dhe pjesa tjetër, është momenti që u vendos për të ndërhyrë që ka pikëpyetje të madhe.

Mendoj që kjo ndërhyrje u bë në momentin që nuk ishte plotësuar tabloja.

Ishte një rrezik i madh që mund të dilte nga kontrolli. Pjesa tjetër është se sa do të zbardhet ky zinxhir”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY