Ilir Meta, a është Presidenti në krah të ‘spiunit’ Artur Mecollari

Ilir Meta, a është Presidenti në krah të ‘spiunit’ Artur Mecollari

186
0
Shares

Presidenti Ilir Meta komentoi sonte pozicionin e Artur Mecollarit në grupin negociator për bisedime me Greqinë duke lënë të kuptohet se ende nuk është i ndikuar nga deklaratat të ish-zyrtarëve më të lartë të shtetit dhe të ushtrisë se ai është spiun për një shërbim të huaj.

Meta ka qenë i ftuar në emisionin Studio e Hapur, në Neës 24, të gazetares Eni Vasili, ku ka folur për negociatat me detin me Greqinë. Për president, Meçollari kishte treguar integritet pasi kishte çuar në prokuroi mos mbylljen e çështjes për marrëveshjen e vitin 2009.

Pjesë nga deklarata e Metës:

Lidhur me nogociatorëve unë vlerësoj që integriteti i tyre dhe njohuritë e tyre është mjaft i rëndësishëm, Kjo pasi dhe Gjykata kushtetuese ka folur për metodologji, të e rrisin shumë rolin e negociatorëve për këtë marrëveshje.

Unë nuk kam asnjë arsye, unë si president jam i detyruar që të kërkoj informacion të detajuar. Nuk mund të

Nuk kam ndonjë informacion konkret vetëm të atyre qëndrime që kemi dëgjuar në media. Elementi pozitiv për personin konkret, që i kishte dërguar ish prokurorit, që ai protestonte për mbylljen e çështjes penale për grupin e vitit 2009. Të cilat i ngarkonin me përgjegjësi penale dhe ligjore. Në këtë aspekt nuk mund të them dhe të bëj gjykatësin që ka të drejtë apo jo. Kjo tregon se ka një ndershmëri dhe integritetin që këta negociatorët.

Ne kemi kërkuar për të gjithë emrat informacione, për disa edhe më shumë informacione por nuk mund të flas më tepër pa marrë informacione zyrtare.

Për faktin se ka qenë në takimet e mëparshme me ministrin e Jashtëm, nëse ka qenë për negociatat kjo është shkelje e rëndë, por nuk e besoj këtë gjë. Për deklarata e Berishës dhe për ato që flitet duhet të presim të verifikohen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY