Profil/ Duart e arta të Rushen Golemit

Profil/ Duart e arta të Rushen Golemit

329
0
Shares

Nga Flora Nikolla

Tani jeton mes kujtimeve që i ka ende të gjalla. Është një jetë e tërë …(!), është një enciklopedi dhimbjesh, por që misioni i profesionit të saj i ka blatuar, u ka dhënë shpresë për të jetuar jetën që ka qënë në zgrip. Ka qënë një vullnet vetmitar sa dhe këmbëngulës ai që Rushen Golemi , kirurgia e parë shqiptare, e diplomuar në vitin 1957, me brezin e parë të mjekëve shqiptarë, e ka nxitur në jetën e saj.

Flokëbardhë fisnike, tregon qetazi se që kur kish qënë e vogël kish ëndërruar të bëhej mjeke … dhe ish bërë ,atëherë kur gruaja ishte tabu në profesione, ose më mirë kur profesionet ishin të përcaktuar me plan nga planet e partisë-shtet. Kur flet me Dr, Rushen Golemin, të godet saktësia e mendimit të saj . Sa shumë di të thotë sepse sa shumë ka ditur të bëjë profesionin e saj . Që atëherë kur vendosi të bëhej kiruge dhe kur asistonte me këmbëngulje në operacionet që bënin mjekët e asaj kohe. Me mall kujton operacionin e parë . Studionte ne vitin e katërt . Kishte qënë një ditë e zakonshme, por që për të ish bërë e jashtëzakonshme kur ajo si gjithnjë asistonte në një operacion të Prof. Petrit Gaçes. Kish qënë ai që befas, në një farë menyre e kishte ‘detyruar’ të operonte . Me duar të dridhura mbi trupin e pacientit kish zbatuar ç’i kish thënë profesori i saj.  E gjitha kish qënë një ngazellim i tejskajshëm. Paskësaj tregon se kur kishte shkuar në konvikt kishte zgjuar nga gjumi gjithë shoqet e saj më të ngushta për të ndarë gëzimin me to.

Rezultate imazhesh për rushen golemi

Filloi punë në 16 korrik të vitit 1957 në spitalin civil të Tiranës . Atëherë atje punonin shtatë kirurgë. Ishte e para femër kirurge…, kockëhollë dhe duar hollë. Por ja që shumë shpejt do të ishtë e sigurtë në operacionet  e saj qe do të mbanin firmën : Rushen Golemi. Një transferim i papritur do ta çonte të parën femer kirurge në spitalin e Peshkopisë… Me nostalgji e kujton atë kohë , kur rrugët bllokoheshin …, kur ajo e vetme ne një spital modest mes maleve i duhej të bënte gjithçka e vetme me kurajon e saj. Dhimitër  Anagnosti do te realizonte në atë kohë edhe filmin “Plagë të vjetra” sikundër Kinostudio “Shqipëri e Re” do të realizonte edhe dokumentarin  “Kirurgia e parë”. Dhe duart e sigurta që operojnë tek filmi “Plagë të vjetra” janë pikërisht duart e Rushen Golemit.

Do të rikthehej sërish në spitalin e Tiranës…, atje do të punonte deri në vitin 1991, kur u zgjodh edhe deputete në Kuvendin e Shqipërisë , duke qënë një ndër katër deputetet e para të Partise Demokratike, por që do të rizgjidhej sërish dhe në legjislaturen e  dytë të Kuvendit deri në vitin 1996.

Rezultate imazhesh për rushen golemi
Dr. Rusheni thotë se “ netët që ka fjetur në spital jane të barabarta me vite” . Disa mijëra janë të semurët që janë operuar nga duart e Rushen Golemit, e cila ka punuar që në fillimet e saj edhe si pedagoge pranë Fakultetit të Mjeksisë . I ka rënë vendit të saj kryq e tërthor. Në borë dhe në diell ajo ka qënë pranë pacientëve të saj . Gjithnjë ka patur me vete edhe detajet më te vogla që kërkon një operacion. Nuk mban mend sa herë i është dashur të operojë në kushte të pabesueshme , sikundër nuk kujton cepat e Shqipërisë kur ajo është ulur me helikopter me ekipin e saj.  Por disa qindra janë edhe studentet që u ka dhënë mësim…

Modestisht ajo thotë vetëm një statistikë  që është shumë pak në krahasim me atë që ka bërë: ka realizuar mbi 1500 ndërhyrje kirurgjikale në strumë . Për 17 vite, Rushen Golemi  ka kryer të gjitha llojet e operacioneve, bile edhe operacione në zemër .  Dhe në karrierrën e saj ajo ka qënë gjithnjë Shefe e Kirurgjisë së Përgjithshme në Spitalin Civil të Tiranës.  Sa shumë jetë brenda shumë jetëve për Rushen Golemin , mjeken me duar të arta që diti ta dojë, ta adhurojë dhe ta fisnikërojë me përkushtimin që i dha profesioni i saj.

Në 7 mars të vitit 2006 presidenti i asaj kohe, Alfred Moisiu, i akordoi titullin e lartë Mjeshtre e Madhe e Punës  E kujton plot emocion atë ditë . E kishin veshur me bluzë të bardhë . Kishte qënë mbretëresha e një auditori të mbushur plot me ish- studentë, kolegë, studentë, ish pacientë.  Për një çast kish menduar se koha kish mbetur në vend  dhe se ajo do të hynte sërish në sallën e madhe të operacionit …!!!

Kish folur shumë atë ditë si të donte të niste një jetë të re, atë që në fakt ajo e kish bërë në të gjithë karrierën me pacientët e saj…(!) atsh

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY