Qeveria greke bën një gjest për të lehtësuar Tiranën zyrtare në negociata

Qeveria greke bën një gjest për të lehtësuar Tiranën zyrtare në negociata

191
0
Shares

Qeveria greke po përpiqet të lehtësojë pozicionin e qeverisë shqiptare përgjatë negociatave të vështira shqiptaro-greke dhe frymës së mosbesimit në Tiranë në lidhje me një rezultat që mund të rrezikojë integritetin e kufijve të Shqipërisë.

Greqia ka marrë sot një vendim për heqjen e pullës apostile, e cila është e vlefshme për legalizimin e dokumenteve. Nëse deri dje do duhej që të legalizoje dokumentet në Ambasadën Greke, me këtë vendim të gjithë emigrantët do të kenë një lehtësi.

Ky vendim është përshëndetur na Ministria Për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Në një njoftim për mediat ministria shkruan se heqja e kësaj pulle do të këtë një impakt pozitiv.

Njoftim i ministrisë

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përshëndet vendimin e  Greqisë për tërheqjen e rezervës për Vulën Apostile ndaj Shqipërisë me efekt të menjëhershëm.

Tërheqja e rezervës për Vulën Apostile ka një impakt pozitiv praktik kryesisht për qytetarët shqiptarë që jetojnë e punojnë në Greqi duke lehtësuar dhe përshpejtuar procedurat e marrjes dhe përdorimit të dokumenteve të lëshuara nga institucionet shqiptare dhe greke, si dhe duke ulur ndjeshëm kostot e lëshimit të këtyre dokumenteve.

Vetëm gjatë vitit 2017, kostot e përballuara nga qytetarët shqiptarë për shkak të aplikimit të vulës apostile nga autoritetet greke kanë kapur vlerën e 6.7 milionë euro.

vula

Ky vendim i qeverisë greke përbën një angazhim të përmbushur në kuadër të dialogut dypalësh Shqipëri-Greqi për çështjet e mbetura pezull prej një kohë të gjatë.

Përveç impaktit real në jetën e përditshme të qytetarëve, tërheqja e rezervës për Vulën Apostile, tashmë nga të gjithë vendet anëtarët e BE-së, krijon mundësi të tjera për ofrimin e shërbimeve konsullore moderne për qytetarët tanë që jetojnë në Greqi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY