Dosja “Shullazi”, Gjykata në “gjueti” të çeqeve të Ylvi Beqjas

Dosja “Shullazi”, Gjykata në “gjueti” të çeqeve të Ylvi Beqjas

304
0
Shares

Pesëshja gjykuese e dosjes në ngarkim të Emiliano Shullazit tek Krimet e Rënda do t’i drejtohet me shkresë zyrtare një banke të nivelit të dytë në Tiranë për t’i vënë në dispozicion 6 çeqe të thyera në sportelet e saj në Dhjetor të vitit 2014.

Çeqet  në fjalë, në shuma deri në 25 mijë euro, janë lëshuar nga biznesmeni Ylvi Beqja dhe janë tërhequr nga shoferi i tij dhe dy prej të pandehurve në proces. Ato u kërkuan për t’u paraqitur si provë në proces nga ana e avokatëve të të pandehurve. Po ashtu, Gjykata do t’i kërkojë bankës identifikimin e sportelisteve që i kanë bërë këto veprime, për t’i thirrur si dëshmitare në gjyq.

Në seancën e të martës, Gjykata pranoi edhe kërkesën e avokatit të Endrit Zelës për shfaqjen në sallën e gjyqit të pamjeve filmike të marra nga Prokuroria nga kamerat e sigurisë të banesës së biznesmenit Ylvi Beqja. Procesi ndaj Shullazit dhe katër të bashkëpandehurve të akuzuar për “gjobëvënie” ndodhet në fazën e marrjes së provave të mbrojtjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY