SALI BERISHA/ Sharlatanë e kodoshë të krimit shndërrojne debatet televizive në treg...

SALI BERISHA/ Sharlatanë e kodoshë të krimit shndërrojne debatet televizive në treg gënjeshtrash!

195
0
Shares

Te dashur miq, debatet televizive jane institucione te pazevendesueshme te transparences dhe qemtimit te te vertetave te rendesishme per mbare shoqerine.

Ato kane nje rol te rendesishem ne krijimin e opinioneve te drejta shoqerore por edhe ne mbrojtjen e interesit publik. Nje nga problemet e medha te mediave eshte kriminalizimi i debateve televizive. Ketu nuk e kam fjalen per pseudoanaliste apo llogolloge e papagaj qe shkojne me duar ne xhepa dhe flasin “korr e mos lidh” per çdo gje mbi toke dhe nentoke, siç i porosit qeveria. Por fjalen e kam per individe te sojit Artan Hoxha, hjeksi ne vrasjen e deshmitarit derisa te gjeje vrasesin e te riut qe mori plumbin pasi i deshmoi ne mirebesim.

Shtoj ketu se, midis te gjitha pabesive dhe krimeve, vrasja e deshmitarit qe te ka besuar rrefimin, dhe njekohesisht koken dhe jeten e tij, eshte krimi i te gjitha krimeve. Ky lloj njeriu, i shperfytyruar nga krimi dhe lidhjet me te, ne petkun e gazetarit bejne ne çdo rast kodoshin e krimit dhe shnderrojne debatet televizive ne mburoja publike te bandave kriminale te rruges apo te atyre ne pushtet, dhe gjeneratore te serise se pafundme te lajmeve te rreme per llogari te padroneve te tyre, ne nje treg te shemtuar mashtrimesh dhe trillimesh, dhe, per parate e krimit me te cilat paguhen, apo per shkak te implikimit te tyre direkt ne vrasje, perdhosin dhe kriminalizojne debatin televiziv.

E keqja eshte se keta horra e bejne kete ne prani te gazetareve, analisteve, moderatoreve, te cilet nuk kane asnje lidhje me krimin por keqperdoren pa kuptuar si deshmitar te shpifjeve dhe trillimeve dhe si dekor i kodosheve te krimit.

Natyrisht nuk jam kurre dakord qe t’i mbyllet goja njeriu, por ata qe drejtojne studiot dhe debatet kane detyrim moral dhe profesional te deshmohen zoter te studios, debatit dhe etiketes e te mos behen lolo te kodosheve te krimit dhe te mos lejojne ata qe t’u perdhosin debatin apo te fanepsen nga shpifjet dhe trillimet e tyre te ulta ne qoftese duan qe studiot e tyre te qendrojne ne lartesine e emisionit qe kane.

Asnjera nga studiot e debateve televizive nuk hap rubriken e denoncimit dhe pergenjeshtrimit te lajmeve te rreme, duke te krijuar pershtypjen se e verteta, shpifja dhe trillimi kane te njejten vlere ne keto studio!

Mjerisht, ne kete kontekst ato jane rubrika e vetme ne mediat e shkruara dhe elektronike qe mbajne qenendrim te tille ndaj fabrikimit, manipulimit e trillimit. Natyrisht, ata ndofta nuk mund te reagojne aty per aty ndaj çdo shpifje, genjeshtre dhe trillimi, por ata duhet te kene rubriken e pergenjeshtrimit, reagimit te atyre qe sulmohen ne mungese, amoralisht ne studiot e tyre nga shpifes te paguar, bandite me petkun e gazetarit apo analistite.

Per t’a mbyllur, deshiroj t’ju rikujtoj drejtueseve te debateve televizive, se vetem pak kohe me pare njera prej moderatoreve me te njohura si anti-Trump ne SHBA, i hoqi mikrofonin para kamerave autorit te librit “Zjarr dhe Terbim”, Michael Ëolff, vetem se ai pergojoi, aludoi pa asnje fakt per nje person ne mjedisin e Presidentit Trump.

Ketu me poshte keni vetem disa nga denoncimet e shumta te qytetareve per kodoshin e krimit, qe vrau deshmitarin si hjekes derisa te gjendet doresi i vertet qe i mori jeten e te riut! sb

“Mirmbrema zoti Berisha!

Kur u kap banda e tritolit ne Elbasan qe akuzohet edhe per atentatin ne Shkoder ndaj Lulzim Kulles. Me kujtohet qe para kesaj ne studion e Opinionit Artan Hoxha thoshte qe atentatoret jane nga Mali i Zi Fieri ose Vlora por nuk behet fjale qe te jene nga Elbasani. Per mendimin tim ai ka qene aty ne studio per te hequr vemendjen nga banda e Elbasanit dhe per te hapur teori pa fakte.

Artan Hoxha Gazetari ivestigativ shkon Shpesh ne Fushekruje Tek Shtepia Durim Bamit qe deri dje ka qen ne arrest shtepie . Mbante Lidhje me Saimir dhe Durimit . Nuk e di a shkon me por Deri para 2 muajsh shkonte min 1 here ne Muaj”.

“Mirembrama doktor! Jam ish pronari i Hotel Turizmit te Tropojes. Artan Hoxha kishte 2 vende ku flinte ne Tropoje. Tek une dhe ne kullen e Haklajve.

Me shume atje. Me shum respekt!”.

“Psh. dr

Ai tan hoxha i shkrete do kete lene ndonje leke ne lloto se kane dale ndeshjet mbrapsht Luan mu perballe internacional hotel.

E kam pare me syte e mi eshte % e vertere.

Eshte nje lloto perballes deres ky hyjne makinat ke hoteli.

Verifikoje .

Se ai eshte gazetar qe kur len leke ne lloto.

Detyrimisht qe kerkon leke dhe flet si pas interesit te investitorit”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY