Pala shqiptare nuk i lejon të kalojnë kufirin, çamët akuzojnë palën greke

Pala shqiptare nuk i lejon të kalojnë kufirin, çamët akuzojnë palën greke

141
0
Shares

Media greke raporton se 30 shtetas shqiptare me origjinë çame, që udhëtonin me një autobus, nuk janë lejuar të kalojnë kufirin e të futeshin në territorin helen.

Sipas mediave ata donin të zhvillonin një ceremoni në trevën e Çamërisë, që për grekët është provinca e Thesprotisë. Media greke thotë se kjo ishte një tentativë provokuese nga çamët që pretendojnë kthimin e pronave të tyre.

Pas demarsheve nga ministria e Jashtme greke, autoritetet shqiptare u ndaluan atyre kalimin e kufirit, raporton portali newsbomb.gr.

Sipas portalit, ku veprim shkaktoi reagimin e organizatave të çamëve, që akuzuan sa Greqinë “që nuk lejon njerëz të moshuar të vizitojnë vendin ku u lindën”, aq edhe qeverinë shqiptare për “nënshtrim “.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY