“T’i ndërpritet mandati i Arta Markut”

“T’i ndërpritet mandati i Arta Markut”

173
0
Shares

Mbledhja e përbashkët e Komisionit të Ligjeve dhe Këshillit të Legjislacionit, do të shqyrtojë sot kërkesën e Partisë Demokratike për ndryshimin e Kushtetutës për zgjedhjen e prokurorit të ri të përkohshëm dhe mbarimin e mandatit të Arta Markut. Në mbledhje do të bëhet diskutimi nen për nen, në tërësi dhe miratimi i raportit për paraqitjen në seancë plenare.

Gjatë fjalës së tij deputeti i PD-së Oerd Bylykbashi tha se seanca e 18 dhjetorit, datë në të cilën u zgjodh edhe kryeprokurorja Arta Marku ishte një ndër situatat më të paprecedente. Mes të tjerash ai kërkoi që kryeprokurores t’i ndërpritet mandati.

“Jemi ne momentin me te rendesishem te vendimmarrjes e cila duhet te permbledhe dhe pergjegjshmerine e parlamentit shqiptar. Jane propozime qe zgjidhin ngercin e krijuat. Seanca e 18 dhjetorit ka paraqitur nje nder situatat me te paprecedente lidhur me kushtetutshmërinë e shtetit shqiptar. Nje antikushtetutshmeri po con ne nje antikushtetutshmeri tjeter. Ta veme ne shine kushtetutese procesin e hetimeve penale. Te evitojmë qe ne te ardhmen e afërt jo te largët sistemi i prokurorisë te mos hyje ne një vale tërmetesh. Propozimi ynë është te kthejme Prokurorin e Pergjithshem ne shinen kushtetuese. Ti nderprejme mandatin prokurorit te zgjidhur ne mënyrë antikushtetuese. Fillojme nje procedure kushtetuese me veting per te gjithe kanddiatet. e zgjedhim prokurorinne ri me shumicen e cilesuar prej 3/5. Sapo Keshilli i Lartë i Prokurorise te ngrihet siç duhet te zgjedhim prokurorin e pergjithshem me mandat 7-vjecar”, tha Bylykbashi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY