VIDEO/ Tiranë, “High Class” bllokon 1.5 kg kokainë, ja si u prangosën...

VIDEO/ Tiranë, “High Class” bllokon 1.5 kg kokainë, ja si u prangosën dy durrsakët që “furnizonin” “Bllokun”

150
0
Shares

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e lëndëve narkotike dhe kryesisht për drogat e forta, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, u finalizua me sukses një tjetër operacion antidrogë i koduar “High Class”.

Si rezultat i operacionit, në rrugën “Kongresi Manastirit”, u bë  kapja dhe arrestimi në flagrancë i dy personave…

  • Ermir Bajramaj, 37 vjeç, banues në Durrës.
  • Besim Hajdaraj, 47 vjeç, banues në Durrës.

Këta dy persona qarkullonin me automjetin tip Nissan “Micra” me targë DR 3425 F, që drejtohej nga Ermir Bajramaj dhe janë kapur në flagrancë, ku gjatë kontrollit të automjetit u gjet e u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar “Kokainë” e cila pas peshimit rezultoi 1 kg e 52. 8 gr.

Lënda narkotike ishte e destinuar të shitej në qytetin e Tiranës, në lokalet e natës, në zonën e ish-Bllokut.

Vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 283 e 25 e Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY