Ardian Serezi, të gjitha deklaratat e Berishës për mikun e Tahirit

Ardian Serezi, të gjitha deklaratat e Berishës për mikun e Tahirit

299
0
Shares
Ardian Serezi, autori i dyshaur

Ish Kryeministri ka shpalosur sonte të gjitha deklaratat e tij për Ardian Serezin që nga viti 2015. Serezi u arrestua sot bashkë me një person tjetër, Denis Demiri, me akuzën e vrasjes së binzesmenit Memli Begalla.

“Te dashur miq, ketu me poshte keni vetem disa nga 14 denoncimet ne parlament dhe FB te lidhjeve te Saimir Trafikut me: Serezin, ish shoferin dhe ndihmesin e tij, emerimin e Serezit si koordinator per vjedhjen e droges gjate operacionit ne Lazarat, kercenimin e gazetarit trim Telnis Skuqi per denoncimin e Serezit, lidhjet qe mbante Saje Trafiku nepermjet shoferit te tij me Serezin etj etj”, lajmëron Berisha

Deklaratat e Berishës:
1) 19 janar 2017 19:51

Shofer i Saje qorrit i implikuar ne grabitje dhe vrasje!

Qytetai dixhital denoncon:
Saje qorrin se mbane shofer Edmond Muçen, i cili eshte i implikuar ne grabitje dhe vrasje. Mban lidhje me Serezin e hashashit, Krenar Cenollarin etj. Pas badiguardit te Saje qorrit, qe u akuzua qe ne fillim per vrasjen e Besnik Pudjas, tani eshte edhe shoferi anetar i bandave kriminale! sb

“Mimbrema zoti doktorr sali berisha je burr shteti per mu dovij dita qe doja tregosh vendin ketyre plerave drigaxhive hajdut te ndyr. Jam nga kumbinati po te them jete vertet. Shoferi i tret isaje qorrit edht edmond muca muca idenuar per pjsemarje ne vrasje grabitje kaber 18 muj burg kaqen band me eduart ymerin nga selita me psodonimin kartela. Dhe ky ben presjon jerzve esht ibesumi saje qorrit ka lidhje aktulisht me serezin qe ukap me ashash me gent alizoti shoferin ekrenar cenollarit. Telutem aninim semevehen mbrapa keto plerat jo seikam frik oto plera. Po tefusin ne burg kot. Telytem thuja atij saje qorrit se nuk meren votat me kriminela ordiner. Kjo qe un te shkrujta esht esakt me pik epresje se ekam ne lagje plerat. Me rrespekt v te dhond zoti shendet lumturi ejet mos vdeksh kurr.”

2) Nga Fjala ne Parlament me dt 1 shkurt 2017

“Per Serezin u dogj laboratori i Kriminalistikes ne Ministri
Pra, a është kjo banditokraci? A është banidt një ministër që shkojnë e filmojnë në hotele dhe zhduk gjurmët?! A është bandit një ministër që mban skaf trafiku?! A është bandit një ministër, që pasi vrasin tjetrin në Shëngjergj, pasi Prokuroria thotë që është vrasje, Besnik Pudja është vrarë, merr në kundërshtim me çdo gjë dhe prish provat?! A është bandit një njëri që djeg laboratorin e kriminalistikës për hatër të Serezit?! A është bandit një njëri që dërgon drejtor të portit të Vlorës ushtarin e Shullazit, se ja kërkojnë Habilajt?! A është bandit ky, a është banditokraci kjo?
Një minsitër tjetër, që si një bandit fallsifikon shifra e fakte në funksion të bandës?! A është bandit ai që shet dhe mbush xhepat me paratë e të sëmurëve me kancer?! Ky soj është më i lig se çdo bandit.”

3) 13 Mars 2015 20:39

Dy drejtoret me kryesor te policise se shtetit, Pata dhe Ahmeti drejtonin trafikun e droges!

Te dashur miq, dy drejtoret e drejtorise operacionale te policise se shtetit, drejtorise me te rendesishme te policise se shtetit, Albert Pata dhe pasardhesi i tij Alban Ahmeti te perfshire ne trafikun e kanabisit dhe kokaines. Keshtu, rreth 16 muaj me pare Albert Pata u emërua Drejtor i Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Luftës Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënd.Atij menjeher iu dhurua grada Drejtues i Parë fal kontributit të tij financiar dhe politik(numërues i Partisë Socialiste në zgjedhjet e vitit 2013). Në muajin mars të vitit2014, mbi bazën e informacioneve të ardhura nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, Sherbimet inteligjente dhe nga Autoritet ligjzbatuese Italiane, provohet se drejtuesi i kesaj njesie speciale, e cila mbulon vëzhgimin, përgjimin dhe agjent nën mbulim, ishte direkt i perfshire në trafikun e lëndëve narkotike nga Lazarati në drejtim të Italisë dhe Greqisë. Ndermjetes i tij me grupet e trafikut te droges ne jug ishte Serezi, oficeri dhe shoferi superpotent, miku i ngushte i Saimir Tahirit qe u arrestua tek transportonte rreth 1 ton droge.

Ne momentin e arrestimit te tij nga policia e Gjirokastres, Didi telefonoi ne drejtorine e policise te ketij qarku. Ai nuk kerkoi direkt lirimin e tij por ju tha atyre se ministri do merzitet shume nga arrestimi i Serezit. Pata, qe duhet te procedohej, mori vetem largimin nga drejtor per te vazhduar punen ne nje detyre tjeter. Ne vend te tij u emerua drejtor i njesise,
Alban Ahmetaj, edhe ky i përjashtuar nga forcat e Policisë në vitin 2006, rikthehet në kundërshtim me ligjin në tetor të vitit 2013 për të vetmen arsye që ishte kontribues financiar dhe pjesmarrës direkt në strukturat e Partisë Socialiste, emërohet në detyrën e Shefit të Komisariatit nr. 4 duke iu dhuruar grada në kundërshtim me ligjin për Policinë e Shtetit dhe VKM për gradat. Në mars të 2014 si lidhje direkte e Tahirit dhe Didit, emërohet Drejtor i Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Luftës Kundër Krimit të Organizuardhe Krimeve të Rënda dhe i jepet grada Drejtues i Parë në kundërshtim me ligjin. Në muajin mars të vitit 2015 Drejtori i Përgjithshëm e largon nga kjo detyrë pasiishte i implikuar drejtpërdrejt në trafikun e lëndëve narkotike me punonjësin e policisë Hamza Demushaj. Para infiltrimit te Hamzes, shefi i tij kundershton vendimin e infiltrimit dhe kerkon verifikimin e tij. Te nesermen shefi degdiset ne periferi te Shqiperise, kurse Hamza tashme oficer i infiltruar fillon punen per vehte dhe drejtorin e tij Alban Ahmetaj, i cili dy muaj para ketij skandali ishte nën hetim nga Njësia Taks-Forcë pranë Prokurorisë Rethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale tëkorrupsionit (për marrje rrushfeti për punonjësit e policisë për emërime).

Por Pata dhe Ahmeti jane vetem oficere ne sherbim te shefave te tyre, baroneve te droges ne krye te mazhorances te qelbesirave. sb

4) 12 janar 2015 12:20

Atentat ndaj fjales se lire. Grushta dhe shqelma mbi gazetarin investigativ Telnis Skuqi!

Te dashur miq, sot ne mengjes nje person i panjohur qe rezulton te jete nje fanatik i PS dhe thuhet i perdorur se fundi dhe si agjent nga policia e partise, goditi me grushta dhe shqelma, pasi e shau me fjalet me te renda, gazetarin e mirenjohur investigativ te vendit, Telnis Skuqi. Krimineli e agresoi gazetarin para gjykates se Gjirokastres fizikisht dhe me sharjet me te ulta. Ai, pasi e akuzoi si provokator per gjera qe nuk kishin asnje lidhje me Telnisin, i rikujtoi ketij te fundit shkrimet e tij duke i thene se do ta shohesh ti me ato shkrime qe ben kundra nesh. Po ju rikujtoj ketu te dashur miq se Telnis Skuqi eshte gazetari investigativ numer nje i vendit, i cili me hetimin e tij te guximshem arriti te zbuloje rrjetin e trafikut te droges qe drejtohej nga Serezi i Saimir Tahirit dhe qe perdorte bazat e Ushtrise, avionet privat qe uleshin ne Kradhiq.

Per te bllokuar botimin e artikullit ne fjale, Saimir Tahiri i ofroi direkt nepermjet ndrikulles se rrezikshme te droges, 20 mije euro. Por Telnisi botoi pa u trembur hetimin e tij. Pas botimit te shkrimit Rama dhe Tahiri i hodhen Telnisit ne oborrin e shtepise, nepermjet Kostandin Xhuvanit, koken e dhise, qe do te thoshte se e kishin denuar me vdekje. As keto paralajmerime mafioze qeveritare nuk e tremben aspak gazetarin guximtar. Ai pa perfillur keto kercenime kriminale te qeverise, me hetimet e tij disa mujore zbuloi dhe dokumentoi aktin e pedofilise te sekretarit te PS per Saranden, ndihmesit te kryeministrit te jugut apo sivllaut te Rames, Koço Kokedhima, qe shiste vendet e punes kundrejt marredhenieve seksuale me te mitur.

Prej disa kohesh ai ishte i angazhuar ne hetimin e disa çeshtjeve tejet sensitive per Ramen dhe sivllaun e tij Kokedhima ne zonen e Bregut por dhe gjetiu.

Goditja sot e Telnis Skuqit eshte nje atak i rende por i radhes i Edi Rames ndaj lirise se mediave kritike ndaj tij, eshte nje perpjekje e shemtuar per te mbyllur gojet dhe heshtur zerat kritik nda tij. Keshtu, pasi mbylli me Yllin e Partise emisionin Alarm te Armir Shkurtit, mbylli emisionin Debat te Çlirim Pekes, i dergoi si xhelat per ta pershendetur dhe ja theu pergjysem zerin Arian Çanit me perfaqesuesin e bandes se Partise, Rama perdor militantet e tij fanatik (thuhet dhe agjente te policise se partise ) per ti mbyllur gojen zerit me te fuqishem investigativ te aferave te pista te tij dhe pushtetareve te tjere, gazetarit te mirenjohur Telnis Skuqi.

Me kete rast dua ti them Edi Rames hiq dore nga metodat, kercenimet e presionet e te gjitha llojeve, me te cilat ne nje afat kohe rekord ke sterilizuar dhe nenshtruar ne teresi, me ndonje perjashtim, mediat e shkruara dhe elektronike te vendit, ke mbyllur emisione te tera qe nxirrnin ne shesh te palarat e qeverise tende. Dua te paraljmeroj Edi Ramen, kete armik te lirise se mediave, se per çdo kercenim, çdo dhunim te gazetareve kritik ne teresi dhe ndaj gazetarit Telnis Skuqi, qe po heton aferat tuaja te pista dhe pushtetareve te tjere ne vecanti, do te konsideroesh si autor direkt dhe si pergjegjes direkt dhe do perballesh me te gjitha pasojat e tyre! sb

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY