EMRI/Zbulohet biznesmeni që i dha Olesias 900 mijë euro si dhe vendi...

EMRI/Zbulohet biznesmeni që i dha Olesias 900 mijë euro si dhe vendi ku ajo rrinte me Erion Braçen

717
0
Shares

Është mësuar edhe emri i biznesmenit që u mashtrua nga Olesia Duka duke i marrë 900 mijë euro. Sipas Report Tv, ai është Idlir Hoxha, biznesmen në qytetin e Durrësit, ku ka një pikë këmbimi valutor,

Duka arriti që të mashtronte Hoxhën duke i marrë 900 mijë euro. Prokuroria e Durrësit dje zbuloi skemën e mashtrimit të stomatologes 38-vjeçare, e cila iu merrte para biznesmenëve të ndryshëm, duke i gënjyer se kishte tetë klinika dentare dhe duhet të blinte aparatura e pajisje, ndërkohë që nuk i kthente më shumat e marra.

Stomatologia ka në fakt vetëm një klinikë në Tiranë, që është klinika e Stomatologjisë ‘Shendident’. Ka qenë biznesmeni Idlir Hoxha ai i cili ka bërë denoncimin kundrejt Dukës. Ndërsa sot në policinë e Tiranës janë bërë edhe 6 denoncime të tjera për mashtrim nga 38-vjeçarja stomatologe.

Po ashtu zbulohen njohje të reja të Olesias në rangjet e larta të politikës shqiptare, kësja here me një deputet tjetër socialist.

Në datën 8 mars 2016 Erion Braçe, deputet i PS-së, shkruan në profilin e tij në Instragram:

“Me Olesia Duken @shendident dhe Fredi Kokoneshin ne Divjake;

Feste dhe dhurata per nenat e vetme dhe femijet e tyre per te uruar 8 Marsin!! I jemi mirnjohes Olesias, sipermarrjes se saj qe nxiti dhe mundesoi gjithcka ne nje dimension te ri e pergjegjesi te re sociale te sipermarrjes se saj Shendident!

Projekti vec nis sot!!”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY