Kombëtarja shqiptare ka një mënyrë për të fituar 34 milionë euro

Kombëtarja shqiptare ka një mënyrë për të fituar 34 milionë euro

131
0
Shares

Kombëtarja shqiptare mund të fitojë jo pak nëse ajo kualifikohet në evropianin e 2020. Dhe paratë nisin të derdhen lumë nga UEFA që në hapin e parë për të shtuar edhe më në kualifikimet e kampionatit.

UEFA ka vendosur të shpërndajë plot 371 milionë euro për 24 skuadrat që do të kualifikohen në fazën finale të Europianit të vitit 2020. Ky ishte vendim i marrë nga Komiteti Ekzekutiv, në Kongresin e 42-të të mbajtur në Bratislavë.

9.25 milionë euro do të përfitojnë të 24-ta skuadrat që do të marrin pjesë. Më pas, në fazën e grupeve 1.5 milionë euro do të shpërblehet çdo fitore, dhe gjysma e kësaj shume për çdo barazim.

Në 1/8-at e finaleve, skuadrat do të marrin 2 milionë euro dhe ato që kalojnë në çerekfinale do të përfitojnë 3.25 milionë euro të tjera. Ndërsa për kualifikimin në gjysmëfinale shpërblimi do të jetë 5 milionë euro.

Ekipi që do të ngrejë trofeun do marrë 10 milionë euro, ndërsa finalisti shpërblehet me 7 milionë euro. Kjo do të thotë se skuadra kampione, nëse i fiton të gjitha ndeshjet në grup, do të përfitojë në total 34 milionë euro, një shifër kjo më e lartë krahasuar me 27 milionë euro në “Francë 2016”.

Një tjetër vendim që u mor nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ishte miratimi i fondit prej 775 milionë eurosh për programin e zhvillimit të futbollit “Hattrick”, për periudhën 2020-2024.

Secila prej federatave anëtare të UEFA-s, mes të cilave edhe ajo shqiptare, do të sigurojë 14.1 milionë euro në 4 vitet e ardhshme nga ky program i UEFA-s.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY