Kokëdhima shpjegon se kush i rriti cmimet e apartamenteve në Tiranë

Kokëdhima shpjegon se kush i rriti cmimet e apartamenteve në Tiranë

236
0
Shares

Ish-deputeti socialist dhe një ndër miqtë më të hershëm të Erion Velisë ka rrëfyer sot se është piëkrisht ky i fundit që drejton bashkinë e Tiranës që ka rritur cmimin e apartamenteve në Tiranë.

“Kryebashkiaku, përpiqet të na hedhë hi syve përnatë nëpër ekrane duke mbjellë disa pemë, ndërkohë që po betonizon gjithë zonat më të rëndësishme të Tiranës. Vetëm në 9 muajt e fundit, ai ka dhënë leje ndërtimi për një sipërfaqe prej 406 mijë metra katror, dy herë më e lartë sesa gjithë viti 2016. Këto janë të dhëna zyrtare të INSTAT.

Në fakt, ai po rrjep popullin e thjeshtë, të gjithë njerëzit që blejnë apartamente. Sipërmarrësit paguajnë nga xhepi i tyre vetëm tatimin mbi të ardhurat personale dhe mbi fitimin, ndërsa të gjitha taksat e tjera i transferojnë te konsumatori fundor. Çmimet e apartamenteve në Tiranë janë rritur muajt e fundit me 100-200 euro për metër katror, pasi ndërtuesit kanë reflektuar “taksat rrjepëse”. Lali “rrjepsi” po i bën gjëmën Tiranës dhe qytetarëve. Vetëm klientët e Lalëve të pushtetit janë të lumtur sot, të gjithë të tjerët ndihen çdo ditë e më thellë në rrathët e ferrit!”, shkruan Kokëdhima i cili që kur është larguar nga deputet përmes një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, është ndër zërat më kritikë të qeverisë, kryetarit të bashkisë, Veliaj dhe Kryeministrit Edi Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY