Sugjerimi i Ylli Manjanit për Ilir Metën: Jepja më mirë autorizimin direkt...

Sugjerimi i Ylli Manjanit për Ilir Metën: Jepja më mirë autorizimin direkt Kotzias

212
0
Shares

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka treguar sot se cfarë është shkruar në letrën që ministria e Jashtme i ka nisur Presidentit të Republikës në lidhje me negociatat për detin që priten të vijojnë në ditët e ardhshme tashmë edhe legalisht.

Ndërkaq Manjani ka nxjerrë disa detaje të kërkesës për autorizimin që ka marrë Presidenti duke komentuar më pas edhe përbërjen e grupit negociator i cili nuk ëhstë konsideruar serioz dhe për më tepër ngjan të jetë i kompromentuar.

Komenti i Manjanit:

Asnjë strategji! As platformë! As informacion se çkanë molloisur gjer më sot!

Asgjë!

Asgjë nuk i raportohet Presidentit të Republikës! Megjithë insistimin e këtij të fundit!

Asnjë protokoll bisedimesh as nga Kreta e as nga Korça! Çkanë biseduar deri më sot? Kush bisedoi dhe për çfarë?

Asnjë fjalë të vetme!

Vetëm një projekt marrëveshje e turpshme, që thotë se “…. në zonat ekonomike do kujdesen për biodiversitetin…”

O zot çfarë shitje spektakolare! Dmth i forti mund të zbulojë pasurinë nëntokësorë dhe neve na mbetet vetëm biodiversitetit i ujit të kripur!

Këtë sugjeron qeveria jonë! Kulmi!

Propozohen disa emra si negociatorë. As din e as iman! Media ka zbuluar fakte të rënda për disa prej tyre. Të njohur si filo grekë ose si spiunë kundër shtetit!

Asnjë zyrtar i lartë që të mbajë përgjegjësi! Ekspertë që shiten e blihen kollaj! Çfarë duhet më shumë për të shitur këtë vend?! Asnjë fjalë për çështjet e tjera! As për çështjen Çame!  Asnjë përgjegjësi zyrtare nuk mban qeveria! Politike jo e jo!

Vetëm arrogancë! Injorim i Kushtetutës dhe institucioneve të shtetit! Publikun po e po, që e injoron! Në këto kushte Presidenti i Republikës ka dy rrugë:  Ose të rrefuzojë këtë poshtërsi kombëtare, ose tja japë Kotziasit direkt atë autorizim!

Ndoshta ky i fundit mund të verë dorën në zemër me ne, se qeveria jonë e ka thjesht dorën në xhep! Në xhepat e shqiptarëve kuptohet…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY