Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Pensioni, Kushtetuesja diskriminon burrat, nuk u njihen vitet e Universitetit

26/02/2018
Pensioni, Kushtetuesja diskriminon burrat, nuk u njihen vitet e Universitetit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që burrat dhe gratë të mos trajtohen njëlloj për llogaritjen e viteve të punës në rastin që ata përfitojnë pensionin e pleqërisë.

Një vendim i datës 14 shkurt i kësaj trupe, vendosi të lerë të pandryshuar nenin e ligjit për kontributet e sigurimeve shoqërore të vitit 2014-ë, ku për efekt pensioni, meshkujve nuk iu llogariten vitet e arsimit të lartë, ndërsa për gratë këto vite njihen për periudhën nga viti 2000 deri në 2032.

Kërkesën për dhënie opinioni e ka depozituar gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë, e cila kërkoi interpretim për një rast specifik që ishte ankimuar pranë saj, lidhur me llogaritjen e viteve të pensionit. Gjykata e Vlorës shprehej se në rastin kur për femrat vitet e arsimit të lartë njihen si vite pune, dhe për meshkujt nuk njihen, shkeleshin parimet e kushtetutës si barazia e qytetarëve para ligjit dhe ajo e diskriminimit gjinor.

Por në relacionin shpjegues, pasi dëgjoi të gjitha palët, Kushtetuesja vendosi se ky nen përbën një përjashtim pozitiv, pasi mosha e daljes në pension për gratë, në momentin që nuk llogariten vitet e shkollës, i mohon atyre të drejtën e përfitimit të pensionit, pasi nuk mund të arrijnë të plotësojnë periudhën e punësimit.

Tags: moshapenisniuniversitetiVite

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Faji mbetet jetim”, nuk e ka Edi Rama – zbulohen shkaqet e mosmbledhjes së të ardhurave

Rama fiton gjyqin me ish-drejtoreshën, Shehaj: Nuk i ndahem, do ta çoj në Apel

10/05/2026
Bëhet për spital aktivisti i opozitës nga Dajçi, qëllohet në Mamurras

Bëhet për spital aktivisti i opozitës nga Dajçi, qëllohet në Mamurras

10/05/2026
Ambasadori i BE-së: Parlamenti të zbatojë vendimet e Kushtetueses sic janë

Ambasadorët ndahen me Berishën në kritikat ndaj Gonzatos

10/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë shkakton rradhë të gjatë tek GJKKO, Beqaj dhe Veliaj kërkojnë të kthehen në shtëpi

10/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Faji mbetet jetim”, nuk e ka Edi Rama – zbulohen shkaqet e mosmbledhjes së të ardhurave

Rama fiton gjyqin me ish-drejtoreshën, Shehaj: Nuk i ndahem, do ta çoj në Apel

10/05/2026
Bëhet për spital aktivisti i opozitës nga Dajçi, qëllohet në Mamurras

Bëhet për spital aktivisti i opozitës nga Dajçi, qëllohet në Mamurras

10/05/2026
Ambasadori i BE-së: Parlamenti të zbatojë vendimet e Kushtetueses sic janë

Ambasadorët ndahen me Berishën në kritikat ndaj Gonzatos

10/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.