SKANDAL/ Kryenegociatori shqiptar për kufirin detar e bëri kursin për të drejtën...

SKANDAL/ Kryenegociatori shqiptar për kufirin detar e bëri kursin për të drejtën e detit në Greqi

862
0
Shares

Në krye të ekipit negociator me Greqinë do të jetë Armand Skapi. Bashkë me Komandantin e Flotës Detare, Ylber Dogjanin, Skapi do të drejtojë ekipin negociator si përfaqësues i Ministrisë së Jashtme.

Nga një vëzhgim në jetëshkrimin e disa prej emrave të negociatorëve, mësohet se mes të dhënave ka një fakt sa të habitshëm aq edhe qesharak. Kursin për të drejtën e detit, Armand Skapi e ka bërë në Greqi, më saktë në Rodos. Pra kryenegociatorin shqiptar për kufirin detar e kanë mësuar grekët se si të llogarisë kufirin e Shqipërisë me Greqinë.

Shpresat e Shqipërisë janë që Armand Skapi të ketë qenë një nxënës i mirë gjatë orëve të kursit në Rodos sepse përballë mësuesve të tij nuk do ta ketë të lehtë.

CV e Armand Skapi

Armand Skapi ka një karrierë të gjatë brenda Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, ku ka drejtuar disa drejtori.

Ai ka lindur në Tiranë dhe është diplomuar në Fakultetin e Drejtësisë.

Skapi ka ndjekur disa specializime ku veçohet kursi për “të Drejtën Ndërkombëtare të Detit”, në Rodos të Greqisë, por edhe kurset për Diplomacinë në Hollandë dhe ai për të Drejtën Ndërkombëtare në Itali.

Së fundmi ka qenë në krye Drejtorisë së Traktateve dhe të Drejtës Ndërkombëtare në Ministrinë e Jashtme dhe më parë ka drejtuar drejtoritë e Afrikës dhe Azisë, Diplomacisë Publike dhe Organizatave Ndërkombëtare.

Ai zotëron gjuhët angleze, franceze dhe italiane.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY