VIDEO/ Berisha: Hipokrizi e madhe të kërkosh Vetting mbi rojet e Edi...

VIDEO/ Berisha: Hipokrizi e madhe të kërkosh Vetting mbi rojet e Edi Ramës kur e tërë vila e tij është korrupsion

126
0
Shares

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka marrë fjalën në Kuvend sot për projektligjin e Vetting-ut në Polici, të cilin e ka konsideruar si hipokrizinë më të madhe që i është paraqitur parlamentit.

“Ne, tha Berisha nga foltorja e Kuvendit, mbështesim përpjekjet për transparencë në çdo institucion e qelizë të shoqërisë sonë, por këtu sillet një ligj që përbën hipokrizinë më të madhe të ardhur ndonjëherë në këtë parlament.

Vetting-u sot është jetik për organet e këtij shteti, se është transparenca, por ai është iluzion. Ku të lënë 12 milionë euro kanabis mbysin çdo lloj Vetting-u. Të kërkosh Vetting mbi rojet e Edi Ramës kur e tërë vila e tij është korrupsion… Të kërkoj Vetting për policët te pallati i së shoqes…”, u shpreh Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij në Kuvend citoi një raport ndërkombëtar sipas të cilit policia e shtetit është e përfshirë në kultivimin e drogës. Berisha tha se niveli i sigurisë është shumë i ulët, duke bërë që investitorët më të mëdhenj të huaj të largohen.

“Niveli i sigurisë thotë raporti mbetet i ulët. Kjo dihet prandaj nuk ka investime. 4 vite nuk ka ardhur një investitor i huja në Shqipëri. 4 vite u larguan investitorët me seriozë. Edhe dy të fundit që kanë mbetur po përgatisin valixhet për të ikur. Iku Hoktiv dhe aeroporti iu dha bandave dhe bandat dalin në pistë dhe vjedhin para në llogari të qeveritarëve”, shtroi berisha.

Por Berisha u detyrua ta ndërpresë fjalën pasi Nënkryetarja e Kuvendit i hoqi mikrofonin me arsyetimin se i mbaroi koha.

Nga foltoja Berisha iu drejtua pa mikrofon deputetëve para se të largohej…

“Po Edi Rama rri gjithë ditën me kriminelë, e kanë bërë zyrën e tij si zyrën e tyre”, përfundoi Berisha.

Fjala e deputetit Sali Berisha në Parlament.

Publié par Partia Demokratike e Shqipërisë sur lundi 26 février 2018

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY