SKANDAL & FOTO/ Vrasësi i biznesmenit Begalla, miku i Saimir Tahirit –...

SKANDAL & FOTO/ Vrasësi i biznesmenit Begalla, miku i Saimir Tahirit – I arrestuar dhe liruar për trafikimin e 1 ton kanabisi

406
0
Shares
Ardian Serezi ne nje takim elektoral te PS-se

Ardian Serizi, i prangosur si një nga dy të dyshuarit për vrasjen e biznesmenit Memli Gegalla, njihet si një mik i ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, me detyra e funksione shtetërore. Jo vetëm kaq, por katër vjet më parë, Serezi është prangosur si pjesë e një rrjeti trafikimi të një ton kanabis, por që cuditërisht, paska qenë i lirë.

Ditët e kësaj prangosje, në shkurt të vitit 2014, Partia Demokratike denoncoi se i arrestuari me 1 ton drogë është punonjës në Policinë e Shtetit dhe i afërt me ministrin Tahiri.

“I ndaluari nga Policia e Gjirokastrës me një ton marijuanë, me destinacion Italinë, është një punonjës i Policisë së Shtetit, i emëruar nga Rilindja, me precedentë penalë dhe njeri i afërt i ministrit të Brendshëm. Ai njihet për raportet e ngushta që ka me Tahirin, veçanërisht në fushatën e fundit elektorale, ku shërbente edhe si shoqërues i ministrit të Brendshëm”, shprehej  për mediat deputeti Flamur Noka në shkurt të vitit 2014.

Atëherë, PD i kërkoi Saimir Tahirit të tregojë marrëdhëniet që ka me Ardian Serezin.

Arrestimi në shkurt të vitit 2014

Pas arrestimit në shkurt të vitit 2014 të punonjësit në Drejtorinë e Shfrytëzimit të Automjeteve në Tiranë, Ardian Serezi, me 1 ton drogë, Policia e Gjirokastrës identifikoi dhe shpalli në kërkim dy organizatorë të trafikut.

Sipas Policisë, operacioni “Ujëvara” vijon dhe janë shpallur në kërkim dy organizatorë të këtij trafiku, të cilët janë njëri nga Lazarati dhe tjetri nga Tepelena. Ata janë shtetasit me iniciale S. I., dhe I. E. Burime    nga grupi hetimor bënë të ditur se ata janë shpallur në kërkim si persona të implikuar direkt me trafikun e sasisë më të madhe të marijuanës së kapur ndonjëherë nga Policia Rajonale në dy vitet e fundit. Identifikimi i tyre është realizuar falë informacioneve të siguruara në terren, si dhe pronësisë së automjeteve që ata kanë në përdorim, të cilat u gjetën të braktisura dje nga policia. Mësohet se dy fuoristrada shërbenin si transportuese të sasisë së marijuanës së sekuestruar në një zonë malore. Dy xhipat, targat e të cilave nuk bëhen të ditura për efekt hetimi, dyshohet se kanë tërhequr një pjesë të marijuanës nga Lazarati, duke përshkuar akse sekondare nga Lazarati në drejtim të Tepelenës. Ky itinerar është kryer për të shmangur postbllokun policor në Ujin e Ftohtë të Tepelenës.

Njëri prej xhipave do të përshkonte rrugën Lazarat – Tepelenë përmes rrugës së Progonatit dhe xhipi tjetër përmes rrugës së Golemit, të cilat janë  monopate të ngushta, ku vetëm xhipat mund të kalonin. Dyshohet se mjetet janë braktisur pas arrestimit të Serezit, i cili u arrestua me 1 ton marijuanë në mjetin kamion me targë AA 308 FX.  Siç mësohet, në brendësi të xhipave janë gjetur prova të pakundërshtueshme që implikojnë dy personat e shpallur në kërkim policor. Sasi të vogla marijuane dhe gjurmë të tyre, si dhe një pistoletë model “Zastava” janë elementët që implikojnë në trafik dy të shpallurit në kërkim policor. Sipas Policisë së Gjirokastrës, droga do të magazinohej në Tiranë e më pas në pritje të trafikut për në Itali.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY