Minus 8 gradë temperatura në Kukës, bora arrin dy metër në zonën...

Minus 8 gradë temperatura në Kukës, bora arrin dy metër në zonën e Pukës

180
0
Shares

Temperatura të ulëta kanë zbritur deri në minus 8 gradë Celsius në Kukës. Erërat e forta dhe stuhitë  sollën mjaft probleme në qarkullim. Rruga e Kombit ka një shtresë akulli dhe borë të ngrirë. 20 mjete borëpastruese nuk kanë pushuar gjatë 24 orëve, por edhe kripa nuk ka ndikuar në këto temperatura të ulëta.  Policia rrugore në shumë segmente ka prani të patrullave për të mbajtur nën kontroll shpejtësinë e lëvizjes. Në zonat rurale thuajse të gjitha rrugët janë të pakalueshme që lidhin Kukësin me Shishtavecin, Grykëcajen, Ujmishtin, Surroj, Arren, Kalis, Malzi, Zapod e Topçojan. Në Kukës janë shfaqur problemet e para të ngrirjes së tubacioneve të ujit të pijshëm si pasojë e temperaturave të ulëta. Në shumë shkolla nuk ka nisur procesi mësimor. Për shkak të rrugëve të bllokuara nuk është bërë i mundur transporti i mësuesve.

Në qarkun e Shkodrës reshjet e borës duket se nuk kanë shkaktuar bllokime të rënda me përjashtim të zonës së thellë në Pukë, ku bora është e shoqëruar me stuhi të fortë. Në disa zona në Qafë Mali trashësia shkon 1.5-2m. Trashësia normale në gjithë këto zona është rreth 80 cm. Reshje bore ka në segmentet Vau i Dejës – Pukë – Fushë Arrëz – Qafë Mali – Fushë Dukagjin. Në segmentin Laç – Koman ka rreth 5 cm borë, qarkullimi rekomandohet pjesërisht me zinxhirë, pasi ka prani ngricash. Koplik – Bogë – Dedaj – Razëm rreth 5 cm borë qarkullimi pjesërisht me zinxhirë.

K/Hadroj – Q/Bene – Rrëshen rreth 10 cm borë rekomandohet qarkullimi pjesërisht me zinxhirë. Qafë Mali – Fierzë rreth 40 cm borë, qarkullimi rekomandohet me zinxhirë. Vazhdon puna për pastrimin dhe kriposjen e këtyre akseve, qarkullimi kryhet me zinxhirë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY