DETAJE & VIDEO/ Mashtrimi 900 mijë euro, si i përdori Olesia deputeten...

DETAJE & VIDEO/ Mashtrimi 900 mijë euro, si i përdori Olesia deputeten e PS dhe prezantuesen e njohur të TV-së

384
1
Shares

Nuk ishte hera e parë që emri i Olesia Dukës përmendej në media siç ndodhi këtë të dielë. Por kjo ishte hera e parë që ajo komentohet negativisht. Fletë-arresti për 37 vjeçaren u lëshua pas akuzave se ka mashtruar një person duke i marrë 900 mijë euro.

Por para se të kryente një goditje kaq të madhe, Olesia Duka ka shfrytëzuar një prej emisioneve më të shikuar në vend, për të kuruar imazhin e saj. Përmes “Pasdite me Rudinën” stomatologia e njohur kishte arritur të promovohej publikisht, si një vajzë që vishej me stil apo që diskutonte mbi tema “të lehta” siç është mbajtja e trupit në formë në palestër.

Nga një kërkim i thjeshtë në Youtube, rezulton se Olesia Duka ishte një vizitore e rregull e emisionit të pasdites nga Rudina Magjistari. (një prej emisioneve mund ta gjeni këtu)

Veç Rudina Magjistarit, Olesia Duka kishte sponsorizuar edhe aktiviteteve bamirëse, siç dallohet në videon më poshtë, ku ajo shfaqet përkrah deputetes së Partisë Socialiste.

Para se të mashtronte viktimën e saj me 900 mijë euro, duket se stomatologia ka tërhequr në kurth Rudina Magjistarin dhe Evis Kushin. Pastaj ka qenë më e lehtë për të, që ta bindte “prenë” e saj se paraja nuk është gjithçka në jetë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

1 COMMENT

LEAVE A REPLY