VIDEO/ Stuhi dëbore në veri të vendit, ja akset e vështira dhe...

VIDEO/ Stuhi dëbore në veri të vendit, ja akset e vështira dhe qarqet me probleme

165
0
Shares

Moti i keq dhe stuhitë e dëborës kanë përfshirë verilindjen e vendit. Në orët e para, temperaturat zbritën në -4 gradë celsius.

Nga Fushë Dukagjini deri në Reps, reshjet e dëborës të shoqëruara me erëra të forta penguan qarkullimin normal të mjeteve në Rrugën e Kombit.

Probleme ka edhe në akset e tjera rrugore, që lidhin Kukësin me Peshkopinë, Hasin edhe Tropojën. Në disa zona të Bushtricës edhe Kalisit pati probleme edhe me energjinë elektrike.

Edhe në Dibër, bora po paraqet probleme. Njësitë administrative, Lurë, Kalaja e Dodës, Selishtë, Trebishtë dhe Ostren janë të bllokuara.

Trashësia e borës aty ka arritur deri në 35 centimetra. Rruga nacionale Kukës- Peshkopi kalohet me vështirësi, e bllokuar është dhe ura e Sheranecit. Probleme janë shfaqur dhe në Bulqizë, e cila njihet si një ndër zonat më të ftohta të qarkut Dibër.

Edhe qyteti i Shkodrës u zgjua këtë të diel me borë. Probleme në qarkullimin e mjeteve në qytet nuk ka pasur, por në zonat malore ka intensitet më të lartë të reshjeve.

Probleme paraqiten në akset rrugore malore si Bogë-Theth, Tamarë-Vermosh dhe aksin Iballë-Pukë. Rrugët e tjera të qarkut janë të hapura dhe qarkullohet pa problem. ABCNews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY