Telefonata që nxori në stacion Edlirën, detaje të reja për familjen e...

Telefonata që nxori në stacion Edlirën, detaje të reja për familjen e goditur

161
0
Shares

Janë mësuar detaje të reja në lidhje me aksidentin e rëndë të mëngjesit të sotëm ku 34-vjeçarja Edlira Pisku, bashkë me djalin 8-vjeçar dhe vjehrrin e saj Xhemil Pisku u përplasën nga një automjet teksa prisnin autobusin në stacion.
Ishte një telefonantë e nënës së Edlirës mbrëmjen e djeshme ajo që e kishte detyruar 34-vjeçaren të merrte rrugën që në mëngjes. Sipas saj, gjyshja e Edlirës ishte e sëmurë rëndë, madje për këtë ishte kthyer edhe vëllai i saj nga Greqia.
E gjendur përballë këtij lajmi 34-vjeçarja, bashkëshorti i së cilës ndodhej në emigrim, ishte shoqëruar që në mëngjes nga vjehrri, e bashkë me djalin 8-vjeçar do shkonin për në Berat.
Por pikërisht teksa prisnin të merrnin autobusin, ata janë përplasur nga një automjet tip “Toyota”, me shpejtësi të madhe.
Familjarët në Golem thonë se bashkëshorti i Edlirës dhe tre vëllezërit e tij punonin në ndërtim në Greqi, e pikërisht atje i ka shkuar sot lajmi të shoqit. Dëshmitarët thonë se 10 ditë më parë ai kishte qënë në Shqipëri e kishte qëndruar për dy ditë, por tashë do të duhet të kthehet për mort.
Bashkëshortja e tij dhe babai nuk jetojnë më. Ndërsa djali i tij, 8-vjeçar ndodhet aktualisht në spitalin e Traumës, në kryeqytet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY