Prokuroria verifikim pasurisë së Idlir Karkinit

Prokuroria verifikim pasurisë së Idlir Karkinit

137
0
Shares

Biznesmeni Idlir Karkini i shpallur në kërkim për skandalin e pronave në plazhin e Spilles, është duke u hetuar nga Prokuroria për pastrimin e produkteve të veprës penale. Ka dyshime se investimi i kryer nga Karkini të jetë bërë me para të pajustifikuara.

Për këtë arsye Prokuroria e Kavajës ka nisur dhe një verifikim pasuror për biznesmenin i cili privatizoi poligonin e qitjes, që për vite me radhë nuk u hipoteka dot nga Ministria e Mbrojtjes. Grupi hetimor do të kalojë në sitë të gjitha llogaritë bankare të Idlir Karkinit dhe familjarëve të tij. Do të krahasohen të ardhurat e deklaruara me ato që janë investuar për të bërë privatizimin e 110 mijë metrave katrorë tokë. Gjithashtu verifikime do të kryhen edhe në Hipoteka për identifikimin e pasurive të paluajtshme të biznesmenit.

Karkini është përmendur edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, në një auditim të kryer në Ministrinë e Mbrojtjes në vitin 2015, si fitues i një tenderi për furnizimin, instalimin dhe mirëmbajtjen e radarëve të ushtrisë, me vlerë 1 milion Euro, edhe pse kompania e tij rezultonte se ishte vetëm një dyqan celularësh në Rrugën e Durrësit. Një ditë më parë Gjykata e Kavajës la në burg 5 persona, ish-punonjës të Hipotekës së Kavajës dhe Bashkisë Rrogozhinë per tjetërsimin e pronave në plazhin e Spillesë. Ndërsa dy persona të tjerë, ndër ta dhe kryetari i Bashkisë Rrogozhinë Beqir Nuredini, u caktua masa detyrim paraqitje dhe bllokim i pasaportës. TVKlan

Idlir Karkini

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY