“e paprituar sugjestive, epshi seksual krijuar përmes mishit të femrës lakuriq, të gjinjve të saj, të pozicionit eksitues, evidentohet kërthiza dhe ngjyra e trëndafiltë e mishit, gruaja një qënie e përdorshme nga pozita friodiste”. Kjo është një copë nga ekspertiza e dy piktorëve të njohur të realizmit socialist për një foto gjysëm lakuriq që iu gjet Ernest Tushes dhe edhe për shkak të saj bëri jo pak por dhejtë vite burg.
Kreu i shoqatës së të përndjekurve politikë, Nebil Cika ka reaguar sonte në lidhje me këtë publikim duke mos u rezervuar edhe për dy artistët me një famë të madhe në kohën ekomunizimit, Foto Stamo dhe Fatmir Haxhiu, i pari Artsit i Popullit dhe tjetri Artist i Merituar.
Postimi i Cikës:
“Artistet e leshit ! A i mertojnë titujt e nderit keta legena kriminele ? Lexoni çfare kane shkruar ekpertet e Siguirimit te Shtetit,Foto Stamo ( artist i popullit dhe Fatmir Haxiu (artist i merituar) per kete foto reviiste qe ju kap nje djaloshit 18 vjec ,Ernest Tushe 1978 , per te cilen u denua 10 vjet burg ? Te mendopsh qe keta ende tarjtohen nga shteti e hiostoria zyrtare si ” artiste te medhenj ” . Dhe themi pastaj pse nuk ben hair ky popull …?”
Kjo eshte foto e kalendarit per te cilen eshte bere ekspertiza
Ekspertiza e bere nga dy piktoret
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/