KAVAJË/Përfundon seanca gjyqësore maratonë për vjedhjen e tokave, 10 masat e sigurisë

KAVAJË/Përfundon seanca gjyqësore maratonë për vjedhjen e tokave, 10 masat e sigurisë

161
0
Shares

Mes tensioneve dhe debateve si dhe disa here nderprerje të seancës, gjykata e Kavajës dha sot masat e sigurisë për një nuëmr të madhe të arrestuarish dhe ndaluarish për vjedhjen tokave të Spillesë.

Seanca gjyqësore ka zgjatur mbi 8 orë duke shënuar kështu një rekord gjyqësor ndërkohë që u dhanë masat për 10 persona të akuzuar.

Kështu u dhanë këto masa: Arrest me burg për biznesmenit Idlir Karkini, në mungesë; Asim Arkaxhiu, Ish-Regjistrues i ZVRPP Kavajë, arrest me burg; Aldo Kila, Jurist pranë ZVRPP Kavajë, arrest me burg; Shpendi Dema, Juristi Bashkia Rrogozhinë, arrest me burg; Arben Daja, sekretar i protokollit Bashkia Rrogozhinë, arrest me burg; Artur Tosku, Kryenspektor Specialist të IMTV Bashkia Rrogozhinë, arrest me burg

ndërsa u dha detyrim paraqitjeje për dy të akuzuar: Beqir Nuredini, Kryetar i Bashkisë Rrogozhinë, detyrim paraqitje – i bllokohet pasaporta; Arben Kaja – Specialist të IMTV Bashkia Rrogozhinë, detyrim paraqitje
U dha një arrest shtëpie për Julian Zhelegu – Noter Dhoma e Noterisë, Tiranë dhe një pezullim nga detyra Arbër Aliu – Noter, Dhoma e Noterisë, Durrës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY