Familjet e para të “Llaci-facëve” të Tironës

Familjet e para të “Llaci-facëve” të Tironës

1185
0
Shares

Në fillimet e shekullit të XIX-të shquheshin në Tironë dy familje të dëgjuara vllahe (arëmëne) si karvanxhinj që i shërbenin tregut të Tironës, përfaqësuesit e tyre ishin Mark Heba dhe Thanas Fendiku.

Në vendin ku u formua bërthama e parë e Bashkësisë Ortodokse e Tironës, është një toponim,“Fëntëna a la Bana”, që në shqip do të thotë, “Kroi i Banës”.

Fjala “Fëntënë” vjen nga latinishtja e vjetër ballkanike, që në shqip do të thotë,“çezmë”, apo “krua”, ndërsa termi “banë”, në shqip do të thotë “jetë”. Kjo latinishte e vjetër ballkanike është gjuha e vllahëve (arëmënve), që banorët vendas të Tironës u thoshin,“Llaci-faci”.

Pra, ky “Krua i Jetës” ishte vendi tërheqës i vllahëve. Aty ata ngritën kasollet e para provizore, “këlivat”, që në shqip i thonë, “kasollet” për banim dhe aty rrotull ngritën dhe stanet e bagëtive. Pak më larg është toponimi tjetër, “Fëntëna a la Shëngjini”, që shqip do të thotë,”Krojet e Shëngjinit”, ndërsa “Kroi i Lanës”, që zbriste nga rrëza e Dajtit, përdorej për të pirë ujë bagëtitë.

Në pjesën lindore të Tironës, afër “Parkut të Liqenit” të sotëm, ka qenë toponimi,“Stanet e Gogëve”, ku vllehtë nomadë përqendronin tufat e bagëtive. Banorët vendas këta vlleh i quanin “Gogë”, që në shqip i thonë “të ardhur”.

Në anën veri-lindore të Tironës, mbi fshatin Surrel, ka ekzistuar një tjetër toponim, “Pero Vllahinkave”, ku vajzat dhe gratë vllahe sipas traditës shkonin e mbushnin ujë në krua, ku lanin dhe teshat e shtëpisë. Me termin“Vllahinka”, vendasit quanin vajzat e gratë vllahe.

Qysh në atë kohë, vllehtë e Bashkësisë Ortodokse të Tironës u vendosën në qendër të Tiranës të grupuar sipas vendeve nga vinin dhe sa më afër tregut. Pjesa më e madhe e tyre, u vendosën në zonën ku është sot “Muzeu Kombëtar” dhe Hoteli Tirana Internacional, që u quajt “Lagja Fendiku”.

Termi“Fendik” vjen nga latinishtja e vjetër ballkanike që në shqip do të thotë “Prift”, pra “Lagja e Priftit”. Në këtë mëhallë u vendosën familjet Fendiku, Murra e të tjera nga Llënga; Nishku, Grabovski e të tjera nga Grabova.

Një pjesë tjetër e familjeve vllahe u vendosën në mëhallën ku ishte dikur Mapua e Madhe, kësaj zone i thoshin në ato kohë “Lagja e Sulejman Pashë Bargjinit”. Këtu u vendosën vllehtë nga Voskopoja, Shipska, Vithkuqi e tjera, që kryesoheshin nga familja Voilla, si fisi më i dëgjuar.

Familje të tjera vllahe u vendosën në zonën ku sot quhet Pazari i Ri dhe tek Selvia, që ishin kryesisht familjet nga Niça e Gorës. Aty u krijua një mëhallë që u quajt Mëhalla e Niçiotëve.

Në pjesën jugore ku sot janë Pallatet e Shallvareve, u vendosën shumë familje vllahe nga Llënga me profesione tregtarë, rrobaqepës,shajak-punues, muratorë, marangozë e të tjerë, si dhe vllahë të ardhur nga Durrësi dhe Kavaja.

Në zonën e Shallvareve çdo të enjte bëhej pazar me rroba për veshje. Në këtë mëhallë u vendosën dhe vlleh zejtarë të ardhur nga Elbasani dhe Belica ePoshtme dhe e Sipërmetë Pogradecit.

Gjatë shekullit të XVIII-të Bashkësia Ortodokse e Vllahëve të Tironës, u organizua dhe në esnafe, që ishin shoqata sipas profesioneve, nën shembullin e esnafeve të vendeve nga vinin si, Voskopoja, Grabova, Llënga, Niça e tjera.Marre nga Tirona website

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY