SHKAKU/ Aksidentit në Maminas, ja pse ndodhi

SHKAKU/ Aksidentit në Maminas, ja pse ndodhi

158
0
Shares

Të tjera detaje janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur dy ditë më parë në autostradën Tiranë –Durrës, ku humbi jetën 23 vjeçarja së bashku me taksistin 64 vjeçar nga Durrësi.

Policia ka nisur sot dosjen drejt prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës.

Grupi hetimor mësohet se ka marrë pamjet e filmuara nga ambjentete e karburantit.

Nga analizat e deritanishme hetimore rezulton aksident dhe jo vrasje. Viktima 23-vjeçare nuk ka lidhje me personin e shpallur ne kërkim Fation Zhporja.

Shkaku i aksidentit mësohet se ka qenë shpejtësia e lartë dhe goditja  në parakalim, Benzi po udhetonte me 200 km/h.

Dyshohet që në mjetin që shkaktoi aksidentin ndodheshin dy persona, njëri prej tyre Fation Zhaporja i cili është shpallur në kërkim.

Elena Avdillari është kthyer nga policia kufitare pasi kishte shumë hyrje-dalje nga Shqipëria drejt Italisë. Vetëm, për vitin 2017 mësohet se 23 vjeçarja ka bërë 14 hyrje në këtë port.

Po ashtu mësohet se policia italiane kishte informacione se Elena Avdillari punonte në punë të paligjshme në shtetin fqinj dhe për këtë autoritetet italiane i kishte kërkuar autoriteteve shqiptare për mos lejimin e saj drejt Italisë.

E reja nisej drejt Italisë me traget nga Durrësi dhe kthehej me avion nga Rinasi.

E reja kishte tentuar të udhëtonte edhe në 10 janar drejt Italisë, nëpërmjet aeroportit të Rinasit, por sërish e kishin kthyer.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY