Grabitja e tokave në Spille, kryebashkiaku dhe noteri nuk paraqiten në gjykatë

Grabitja e tokave në Spille, kryebashkiaku dhe noteri nuk paraqiten në gjykatë

458
0
Shares
Beqir Nuredini

Mos paraqitja në gjykatë e dy të akuzuarve për abuzimetme pronat në Spille ka detyruar prokurorinë të kërkojë përsëritjen e njoftimeve për të tre të akuzuarit.

Në seancë nuk u paraqitën noteri Julian Zhelegu që është lë në “arrest shtëpie” dhe kryetari i Bashkisë Rrogozhinë, Beqir Nuredini me masë sigurie “detyrim paraqitje”.

Gjykatësi Luan Luisha tha se policia i ka njoftuar të gjithë personat e akuzuar për t’u paraqitur në seancë.

Por Asim Arkaxhiu nuk ishte dakord me trupin gjykues, pasi biznesmeni Idlir Karkini është ende në kërkim nga policia.

Zyrtarët akuzohen si të përfshirë në tjetërsimin e pronave në bregdetin e Spillesë në Kavajë.

Operacioni “Ranishtja2” prangosi edhe 10 persona, duke e çuar në total në 23 numrin e zyrtarëve, ish-zyrtarëve dhe personave të tjerë të përfshirë në skenën masive të tjetërsimit të tokave në bregdetin e Spillesë, midis të cilëve edhe kreu i Bashkisë së Rrogozhinës, Beqir Nuredini, i akuzuar për shpërdorim detyre, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurisë detyrim me paraqitje.

Julian Zhelegu

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY