Aksidenti në Maminas, dëshmon në polici pronari i makinës që shkaktoi aksidentin...

Aksidenti në Maminas, dëshmon në polici pronari i makinës që shkaktoi aksidentin me dy viktima

209
0
Shares

Policia vijon kërkimet për të arrestuar të dyshuarin si autor të përplasjes së ndodhur mbrëmjen e 21 shkurtit në autostradën Durrës- Tiranë.

Benzi përplasi një makinë taksi duke shkaktuar të vdekur shoferin e taksisë, Bujar Agalliu, si dhe pasagjeren 23-vjeçare Elena Abdillari .

Mësohet se kërkimet për Fatjon Zhaporjen janë përqendruar në zonën e Krujës dhe Laçit. Dyshohet se Fatjoni është ndihmuar nga një person i dytë për t’u larguar nga vendi i aksidentit. Mendohet se ai është larguar me makinë tjetër pasi ka braktisur makinën me të cilën u shkaktua aksidenti.

Ndërkohë Dardan Gjeka, që figuron si pronari i makinës ka dëshmuar se ia ka shitur makinen Fatjon Zhaporjës.

Ndërkohë në sistem rezulton se makina është akoma në pronësi të Dardanit .

Aksidenti tragjik u shënua rreth orës 23:30 minuta. Elena Avdillari 23 vjeçe po udhëtonte me taksi  nga Durrësi drejt Tiranës, për tu rikthyer në banesë, ku nuk mbërriti kurrë. Makina u godit nga pas nga një makinë BENZ, që siç mësohet nga Grupi hetimor udhëtonin me shpejtësi të lartë.

Burime pranë grupit herimor thanë se taksia e drejtuar nga Agalliu po udhëtonte drejt Tiranës në korsinë e shpejtësisë, në kohën kur mjeti me targa AA 060 SP e ka goditur në pjesën e pasme me një shpejtësi që sipas të dhënave të para shkonte deri në 150 km për orë.

Goditja ka qenë aq e fortë, sa taksia ka ecur rreth 100 metra zvarrë mbrapsht, dhe pasi ka hasur një bordurë është rrotulluar në ajër duke përfunduar përmbys pranë këtij karburanti

Mjeti që dyshohet se shkaktoi aksidentin u gjet i braktisur dhe me njolla gjaku në të.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY