HISTORIA/ Kush ishte Rexhë Meta, për të cilin u interesua personalisht Presidenti...

HISTORIA/ Kush ishte Rexhë Meta, për të cilin u interesua personalisht Presidenti amerikan Truman

430
0
Shares
Nga Ilir Seci

Nëse lexuesi shfleton faqet e para të librit “Pran of Albania” të shkrimtares amerikane Elizabeth Cleveland Miller, aty e gjan nji kushtim: “Kushtue: Palokë Shkjezit, Rexh Metes, – (“Dedicated to Paloke Shkiezi, Rexhe Mete”)…”.

Dedikimi në këtë liber perban nji tjeter rast ku shfaqet emni i Rexhe Metes, në libra të shkruem nga autore amerikane. Ma se pari emni i tij permendet në vepren “Majat e Shalës”, (The Peaks of Shala), të shkrimtares amerikane Rose Wilder Lane…, mbasandej del në kushtimin e librit të shkrimtares Elizabeth Cleveland Miller…

Kush ishte Rexhë Meta?

Se kush ishte Rexhë Meta, ma kjartë na sqaron studiuesi amerikan, William Holtz, profesor në Universitetin e Miçiganit, SHBA, i cili shkruen per Rexhë Metën në biografine e shkrimtares Rose Wilder Lane, “Fantazma në Shpinë e Vogël: Nji Jetë e Rose Wilder Lane”, – Seria e Biografive në Misuri, – (William Holtz, “The Ghost in the Little House: A Life of Rose Wilder Lane”, – Missouri Biography Series.)…

Rexhë Meta ka lindun në Vuthaj në vitin 1906, ka kenë nji djale i fisit Ulaj, i mbetun jetim mbasi familjen ia kishin masakrue shovinistët serbo-malazezë. Mbasi prinderit i kishin vdekun, Rexha i vogel ishte vendose në Shkoder bashke me dy motrat. Femije shume i zgjuet, kishte mesue vetë anglisht qysh 12 vjeç, dhe shoqnonte amerikanet qe punonin për Kryqin e Kuq Amerikan që ndihmonte refugjatet e Luftes në Shkoder gjate dhe mbas Luftes së Pare Botnore.

Permes Kryqit te Kuq Amerikan, Rexha njihet me shkrimtaren amerikane Rose Wilder Lane, shkrimtaren që ka shkrue “Majat e Shales”, (The Peaks of Shala)… Aty njihet edhe me Elisabeth Cleveland Miller, autoren qe i ban kushtimin Rexhes ne vepren “Pran of Albania”.

Shkrimtaren Rose Wilder Lane e ban per veti zgjuarsia e Rexhës, kurajua e tij, Rexha tue kenë femije per veti kishte mbledhe disa jetime të tjere nga Plava e Gucia dhe kujdesej per ta si ma i madh qe ishte, si me qenê vllaznit e motrat e tij, njisoj si per dy motrat e veta. Studiesi William Holtz ne biografine e Rose Wilder Lane, sjell shenimet e saj, se si Roses i kishte ba shume pershtypje kurajua e atij femije 12 vjeçar… Rose vendos me e adaptue Rexhen, e birëson dhe e çon në shkolle per me u edukue. Fillimisht Rexha mbaron shkollen teknike te Harri Fullcit në Tirane dhe mbasandej me mbeshtetjen financiare të Rose Wilder Lane, i kryen studimet e larta per Finance ne Universitetin e Kembrixhit në Angli. Studimet i kryen si student i shkelqyer, (“Honor Student”), dhe emni i tij gjindet ne librin e artë te atij universiteti…, me sa dihet asht i pari shqiptar qe ka krye ate universitet me fame botnore.

Në vitin 1938, Rexha kthehet me kontribue në Shqipni, punon si keshilltar i kryeministrit të kohes. Mbas prillit 1939, me pushtimin fashist të vendit, Rexhë Meta internohet ne Itali. Fashistet e konsiderojne kundershtar per shkak te edukimit te marrun ne Kembrixh Angli si dhe per lidhjet me shkrimtaret amerikane. E mbajne ne internim deri ne shtatorin e vitit 1943 kur kapitullon Italia fashiste. Ne vitin 1943 kthehet ne Shqipni dhe kontriboun ne te miren e çeshtjes kombetare ne kushtet kur trojet shqiptare ishin bashkue. Merr pjese ne komisionin organizator te Lidhjes se Dyte Shqiptare te Prizrenit. Me mbarimin e Luftes se Dyte Botnore, Enver Hoxha e burgos Rexhe Meten sepse “kishte shoqnue shkrimtare amerikane si Rose Wilder Lane dhe Elisabeth Cleveland Miller, si dhe kishte krye studimet në Kembrixh, Angli”, per keto arsye ai konsiderohej se “ishte agjent anglo-amerikan”…

Denohet me burg, dhe Rexhë Meta e pëson ma keq, sepse siç shkruan profesor William Holtz, “kur Rose Wilder Lane, (e ama qe e kishte birësue), mori vesh per arrestimin e Rexhes bani çmos me e lirue, duke perdore ndikimin e saj sepse Rose ka kenë gazetare e famshme ne Amerike”…

E shkreta Rose, meqe kishte mik presidentin Truman i kerkon atij me nderhy per me lirue Rexhen…, per shkak te asaj nderhymje, Rexhën e denojne me vdekje ne Shqiperine komuniste sepse “kaq agjent i rrezikshem ishte saqe ka nderhyre Presidenti Truman”…

Siç shkruan profesor William Holtz, sipas deshmive te vete Rose Wilder Lane, mbas perpjekjesh Enver Hoxha i ofron gazetares Rose Wilder Lane nji kusht per me ia fale jeten Rexhe Metes, kushtin qe ajo mos me shkrue kurre kunder regjimit komunist te tij. Rose Wilder Lane, ato vite ishte gazetarja ma e pagueme ne bote, me shume famë dhe njihte shume mire Shqipnine, por Enveri i bante shantazh me jeten e birit te saj te adaptuem. Rose, si nji antikomuniste e thekun qe ishte, shkruen ne kujtimet e veta se sa te veshtire e ka pase ate kompromis, vetem e vetem per me ia kursye jeten Rexhe Metes.

Mbasi vuejti tanë ato vite ne burgun e Burrelit, Rexha i shkretë, doli dikur nga burgu dhe i ka pase dy femije, vajzën Bora-Rose, (të cilës ia kishte ngjite emnin e Rose Wilder Lane), dhe djalin Fitimin…

Rexhë Meta vdiq në vitin 1985.

Mbas daljes nga burgu Rexhe Meta ka punue roje te porta e nje ndermarrje ne Shkoder…

Ne vitet ‘80 te kjo ndermarrje vijne disa te deleguem nga Ministria dhe pyesin drejtorin e ndermarrjes:

“Si i keni punet me kualifikimin e punonjesve?”.

Drejtori si shkodran me shpirt humori ua kthen :

“Na, si i kena punet me kualifikimin e punonjesve?! Si na nuk asht kurrkush mor zot, merreni me mend na rojen te porta e kena me diplome Kembrixhit!”…

Foto e Rexhë Metës – me veshjen e studentit në Universitetin e Kembrixhit, në vitin 1932.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY