ÇËSHTJA “TAHIRI”/ Krimet e Rënda letër porosi edhe në Itali

ÇËSHTJA “TAHIRI”/ Krimet e Rënda letër porosi edhe në Itali

164
0
Shares

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka dërguar një tjetër letër-porosi, këtë herë te homologët e saj në Catania  lidhur me çështjen “Tahiri”.

Mësohet se me këtë letër-porosi ka kërkuar dëshmitë më të fundit të të arrestuarve në Catania, veçanërisht të Moisi Habilajt, që ka lidhje farefisnore me ish-ministrin e Brendshëm nën hetim, Saimir Tahirin.

Një nga pikat e letër-porosisë është informacioni mbi dëshminë e Nezar Seitajt, financiarit të grupit “Habilaj”, i cili në vendin tonë mohoi lidhjen me bandën famëkeqe dhe u ekstradua në Itali për më tej.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY