Ftesa e Papa Françeskut: Më 23 shkurt, të agjërojmë për paqen!

Ftesa e Papa Françeskut: Më 23 shkurt, të agjërojmë për paqen!

131
0
Shares

Papa Françesku kaftuar gjithë botën katolike për një ditë agjërimi e lutjeje, ofruar kryesisht për popullsitë e Kongos dhe të Sudanit të Jugut.

“Përballë përzgjatjes dramatike të situatave të konfliktit në anë të ndryshme të botës, thekson Ati i Shenjtë, i ftoj të gjithë besimtarët për një ditë të veçantë lutjeje dhe agjërimi për paqen, në datën 23 shkurt 2018, e Premtja e javës së parë të Krezhmëve… Ashtu si në raste të tjera të ngjashme, ftoj edhe motrat e vëllezërit jokatolikë dhe jotë krishterë të bashkohen me ne në këtë nismë, në mënyrën që do ta shohin më të arsyeshme, por të gjithë së bashku”.

“Nuk janë shumë ata që luftojnë për jetën në një botë, ku çdo ditë, prodhohen më shumë armë, çdo ditë miratohen më tepër ligje kundër jetës, çdo ditë ecën përpara kjo kulturë hedhurinash, që mënjanon çdo gjë që s’shërben më, çdo gjë që bezdis. Të lutemi, u drejtohet Papa të gjithëve, në mesazhin e tij sipas Radio Vatikanit, që populli ynë të jetë më i vetëdijshëm se duhet mbrojtur jeta në këtë çast shkatërrimi”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY