Produkte me vaj palme dhe aflatoksinë në treg, ministri Peleshi alarmon por...

Produkte me vaj palme dhe aflatoksinë në treg, ministri Peleshi alarmon por nuk i heq vetë

201
0
Shares

Në një takim me sipërmarrësit dhe operatorët që kryejnë aktivitet në fushën e industrisë së përpunimit të qumështit dhe mishit, Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi u beri apel prodhuesve të tërheqin menjëherë nga tregu, në mënyrë vullnetare, të gjitha prodhimet që janë jashtë standardeve, si për shembull ato që janë me vaj palme, raporton klanplus. Në të kundërt, ata do të përballen me sanksione të forta nëse konstatohen nga kontrollet.

Niko Peleshi: Pra dhe njëherë po e përsëris tërhiqni nga raftet e supermarketeve të gjitha prodhimet që ju vetë e dini që janë jashtë standardeve të lejuara. Plotësoni vetë, kontrolloni vetë veten me check listën e dërguar nga AKU dhe më tej ne do të vazhdojmë në detyrën tonë për të kontrolluar dhe për t’ju siguruar që nuk do të konkurroheni me nga ata që e marrin rrezikun në sy dhe luajnë kokë a pil me gjithë investimin e bërë.

Për të shmangur kontestimet apo manipulimet, analizat do të kryehen në disa laboratorë.

“Nuk do përdorim vetëm një laborator kombëtar por edhe të huaj”.

Sipërmarrësit ngrene shqetësimin e zanafillës së problemeve të cilësisë së qumështit, që buron nga vendet fqinje

Rezultate imazhesh për niko peleshi qumesht

Nikolin Jaka: Problem është te ushqimi i kafshëve që vijnë nga jashtë, që aty inspektori i AKU duhet ta bllokojë sepse në këtë rast ne dëmtojmë në mënyrë të qëllimshme industrinë tonë duke favorizuar një produkti me aflatoksine nga shtetet fqinje.

Ministria e Bujqësisë deklaron se aksionet e mishit dhe qumështit po shoqërohen edhe me mbështetje financiare nga qeveria në drejtim te garantimit të cilësisë.

Rezultate imazhesh për niko peleshi qumesht

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY