SKEMA/ Si u grabit poligoni ushtarak, mashtrimi që kthehu pronar biznesmenin

SKEMA/ Si u grabit poligoni ushtarak, mashtrimi që kthehu pronar biznesmenin

231
0
Shares

Autoritetet e zbuluan tre vjet me vonesë privatizimin e poligonit të qitjes në fshatin Rreth Greth. Por kjo gjë nuk do të kishte ndodhur, nëse nuk do të ishte depozituar një kallëzim i rastësishëm i forcave të ushtrisë që denonconin disa punëtorë të cilët për llogari të Idlir Karkinit, po pastronin shkurret në brendësi të zonës ushtarake.

Siç rezulton nga dokumentet që kanë ndjekur një zinxhir tërësisht false, poligoni i qitjes i është shitur biznesmenit Karkini nga dy banorë të zonës me vlerën e 3 milionë lekëve të reja.

Sipas dokumenteve për bazën ushtarake të forcave ajrore janë përdorur dy akte të marrjes se tokës në pronësi të falsifikuara, që të dyja të vitit 2000 dhe që shfaqin si pronare Rrahman Qoshen me bashkëshorten nga fshati Sterbeg dhe Valbona Elezin nga fshati Patk – Milot.

Për episodin e parë, Rrahman Qoshja rezulton të ketë lëshuar prokurore përfaqësimi në emër të Roland Kërçukut, i cili është inxhinier pranë shoqërisë “Idea Tel”, me administrator Karkinin, kjo kompani merret me mirëmbajtjen e radarëve të ushtrisë.

Prokura që në fakt rezulton të jenë firmosur pa praninë e të moshuarit te noteri Julian Zhelegu në Tiranë, i jep të drejtë vartësit të biznesmenit të shesë poligonin te eprori i tij. Pagesa prej 1.6 milionë lekë është kryer përmes llogarisë së noterit Zhelegu, është tërhequr nga Roland Kërçuku dhe i është dorëzuar Idlir Karkinit. E njëjta skemë është përdorur nga shtetasi Ilir Kaja edhe për Valbona Elezin të cilës i është marrë karta me premtimin se do t’i falnin 2 mijë metra toke për të kuruar të shoqin.

“Në shtëpi erdhën dy të panjohur, më thanë jemi shokën e Ilir Kajës dhe më dhanë të firmos disa letra. Unë nuk e njoh noterin Julian Zhelegu dhe nuk kam lëshuar asnjë prokurë që mua të më përfaqësonte Armand Kaja, të cilin gjithashtu nuk e njoh”, u shpreh Valbona Elezi.

Prokuroria thotë se Armand Kaja është gjithashtu punonjës në shoqërinë e Idlir Karkinit dhe se ai nuk e ka takuar asnjëherë pronaren fiktive të poligonit. Sërish shitja e poligonit është kryer nga përfaqësuesi fiktiv i gruas përmes llogarisë bankarë të noterit Julian zhelegu me një vlerë prej 1.4 milionë lekë. Edhe Armand Kaja i pyetur nga prokuroria ka pranuar se shumën e ka tërhequr dhe në vend që t’ja jepte shitësit fiktiv të tokës ja ka dhënë eprorit të tij Idlir Karkini. TCH

Idlir Karkini

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY