MISTERI/ pse u kthye nga rruga 23-vjeçarja që humbi jetën në aksident?...

MISTERI/ pse u kthye nga rruga 23-vjeçarja që humbi jetën në aksident? – Në çantë kishte një biletë trageti

155
0
Shares

Viktimës së aksidentit tragjik që ndodhi mbrëmë pas mesnate në rrugën Tiranë-Durrës, 23-vjeçares Elena Avdillari iu gjet në çantë edhe një biletë udhëtimi me traget për në Bari.

 

Grupi hetimor i çështjes ka nisur hetimet lidhur me faktin se pse Avdillari nuk u nis në Itali, por udhëtoi nga porti i Durrësit drejt Tiranës me një taksi, por udhëtimi u pre në mes pas aksidentit, ku humbi jetën dhe shoferi Bujar Agalliu.

Burime nga Policia Kufitare thanë se Avdillari nuk u paraqit në sportelin e portit për të vulosur dokumentet, ndërsa asaj nuk i ishte refuzuar udhëtimi drejt Italisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY