EMRI/ Tiranë, arrestohet hajduti përsëritës i Kishës së Shna Ndoit

EMRI/ Tiranë, arrestohet hajduti përsëritës i Kishës së Shna Ndoit

162
0
Shares

Specialistët për Hetimit e Krimit në Komisariatin e Policisë nr. 4 në Tiranë, kanë bërë arrestimin në flagrancë të Arif Mançe, 31 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Në rrugën “Qemal Stafa”, është kapur në flagrancë me disa materiale të vjedhura në një zyrë te “Pazari i Ri”,  ku ka marrë dy trapan, një gur fresibël  dhe një kompjuter.

Gjatë  veprimeve hetimore të kryera rezulton se ky shtetas  dyshohet dhe si autor i vjedhjeve të mëposhtme…

  • Në datat 13. 01. 2018, 03. 02. 2018 dhe 18. 02. 2018 , në rrugën “Xhemal Tafaj” dyshohet se ka vjedhur me thyerje Kishën e Shna – Ndoit , në të cilën ka marrë kutitë prej druri me një sasi lekësh.
  • Më datë 15. 02. 2018 dyshohet si autor i vjedhjes së një zyre në rrugën “Prokop Myzeqari” ku ka vjedhur një Lap Top dhe je Kompjuter.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor dhe  të tjera vjedhjeve që ky shtetas  dyshohet se mund të ketë kryer.

Materialet  iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY