VIDEO SKANDAL/ Zyrtari i bashkisë së Tiranës u merr tregtarëve 500 mijë...

VIDEO SKANDAL/ Zyrtari i bashkisë së Tiranës u merr tregtarëve 500 mijë lekë “kafe për shefin”

171
0
Shares

Një tregtar, i cili nuk e shfaq identitetin, denoncon në emisionin “Stop” një problem me nëndrejtorin e Agjencisë për Administrimin e Tregjeve në Tiranë, Meto Cenollari.

Ai thotë se Cenollari i ka marrë 7 tregtarëve në zonën e Laprakës para nën dorë për 3 vjet rresht për t’i pajisur me tezga dhe leje tregtimi.

Në një ballafaqim mes qytetarit dhe nëndrejtorit Cenollari, ky i fundit pranon që i ka marrë paratë, por premton t’ua zgjidhë problemin dhe t’i lerë të tregtojnë 6 muaj falas.

“I jam drejtuar emisionit “Stop” se kam një problem me Drejtorinë Rajonale të Tregjeve Tiranë dhe konkretisht me nëndrejtorin e përgjithshëm të tregjeve, Meto Cenollarin. Unë jam një nga tregtarët që zhvilloj aktivitetin në Laprakë, rruga “Gjon Legisi”, pranë fushës së sportit.

Para dy vitesh, Meto Cenollari më thotë: ‘Kemi urdhër për ta bërë treg me leje këtë ambientin që ju tregtoni. Do t’ju sjell 15 tezga, që kanë kosto 900 mijë lekë për një.” I takonte 13 milionë e gjysmë. Një natë shiu na lajmëroi dhe tha që do i sillte tezgat atë natë. Do të paguanim 1.350.000 lekë për tezgat tani dhe 300 mijë lekë transportin, 13 milionë e 800 mijë lekë në total. Ai ngulte këmbë që duhet të qëllonte një natë shiu dhe ne ashtu i ulëm.
Erdhi të nesërmen në mëngjes, preu disa fatura pa vulë të Drejtorisë të Tregjeve, që ishte administrata e këtyre që paguajnë taksë tatimesh. Këto mandate na i preu me 480 mijë lekë të vjetra për të 7 tregtarët. Ne i nxorrëm lekët dhe i paguam 480 mijë lekë të gjtihë tregtarët. ‘Ça janë këto? 480 mijë lekë bën vetëm hapësira publike. Do 500 mijë lekë kafe shefi sipër meje dhe 200 mijë lekë i dua unë në muaj’, tha. 7 tregtarë nga 100 mijë lekë të vjetra, 700 mijë lekë kafe. I thamë që ne po paguajmë hapësirën publike, pse duhet të paguajme dhe kafe? Po të doni tha, ose në qoftë se nuk doni e miratojmë si treg dhe sjellim tregtarë të tjerë, juve ju heqim fare’.

Në rregull thamë. Çdo datë 1 tha do jepni 480 mijë lekëshin e faturës dhe 700 mijë lekëshin e kafeve. Kjo vazhdoi për 11 muaj”.

Denoncuesi rrëfen se 3 ditë para Vitit të Ri, Policia Bashkiake iu kërkoi dokumentet që paguajnë taksat, por ato që dispononin tregtarët e Laprakës nuk ishin të rregullta, pasi mungonin vulat. Ata u thanë të ankoheshin te Meto Cenollari sepse ai ua kishte marrë paratë.

“I bëj telefon atij unë, më thotë ‘Nuk kam çfarë të të bëj, mbaje punën mbyllur, është bërë puna keq’. I thashë po ne kemi 16 milionë lekë furnizim të gjithë tregtarët se është Viti i Ri. Tha: ‘Nuk kam çfarë të bëj!’ Pastruam mallin, 8 milionë lekë i hodhën në kosh se u prishën.
Pas Vitit të Ri më thotë: ‘Ma bëni hallall çfarë ka ndodhur, por nëqoftëse deri në Shkurt nuk ju le, keni të drejtë ta bëni mediatike. Erdhi muaji Shkurt i vitit 2017 dhe më tha që këto muaj do të na bënte lejet. Por leja do 4 milionë lekë të vjetra, 2 milionë e 400 mijë lekë i dua në dorë dhe 1 milion e 600 mijë lekë pasi të dalë leja. Pasi ia dhamë 2 milionë e 400 mijë lekëshin u pajisëm me leje, dhamë dhe 1 milionë e 600 mijë lekë, por leja ishte 1 vjeçare.

Pse na pajisën me letra kur kjo leje është vetëm për 1 vit dhe ti na more shumë lekë. Pa merak tha, se këto leje rinovohen online. Pasi vjen fillimi i muajit, na sjell mandatet, por prapë i njëjti avaz, thotë: ‘Po kafja?!’ Po ça kafesh kur tani jemi edhe me letra, me leje bashkie, me vulë nga kryetari Erion Veliaj? ‘Jo, ua heqim prapë ne, sjellim tregtarë të tjerë, jua fshijmë emrat!’, tha.

E lamë 700-800 mijë lekë, sipas punës që ne do bënim. Do paguanim dhe 220 ose 320 mijë lekë të tjera. Vazhdoi muaj pas muaji deri më Dhjetor të vitit 2017. Më 25 Dhjetor vjen Meto Cenollari dhe më thotë: ‘Pa merak, letrat do t’i fus unë për rinovim. Më datë 5 Janar ke rinovimin e lejes në dorë’. Erdhi data 5 Janar, erdhi 5 Shkurti, unë s’kam marrë leje!”

Denoncuesi tregon se i shkoi Policia Bashkiake para një jave dhe me të drejtë i tha se nuk është i pajisur me leje zhvillimi, ndaj kishte urdhër për ta prishur tregun. Ai shprehet se të gjithë tregtarët shkuan pranë QLT-së dhe e bën vetë aplikimin për rinovimin e lejes, por ishin vonë sepse duhej ta kishin bërë 10 ditë para se të përfundonte leja.

Tregtari shton se paratë që i kanë dhënë Meto Cenollarit e kalon vlerën e 50 milionë lekëve të vjetra dhe se tezgat që kanë paguar janë pronë e Bashkisë Tiranë.

Unë s’jam as i zoti t’i marr tezgat sepse është pronë e bashkisë dhe ka të drejtë të më hedhë në gjyq. As Meto Cenollari nuk është i zoti të vijë t’i marrë tezgat sepse ka marrë lekët. Tezgat janë akoma gërmadhë te rruga “Gjergj Legisi” sepse s’ka kush t’i marrë. Po t’i marr unë kryej vepër penale, as ai nuk i merr dot. I lutem shumë emisionit ‘Stop’ të na ndihmojë në këtë punë!’

Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” së bashku me denoncuesin iu drejtuan zyrës së nëndrejtorit të Agjencisë për Administrimin e Tregjeve në Tiranë, Meto Cenollari.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY