EMRA & DETAJE/ Ekstradimi i Nezar Seitajt, prokurorët e Durrësit marrin në...

EMRA & DETAJE/ Ekstradimi i Nezar Seitajt, prokurorët e Durrësit marrin në pyetje prokurorët e Krimeve të Rënda

136
0
Shares

Prokuroria e Durrësit ka marrë në pyetje prokurorët e çështjes së Nezar Seitit,  te Krimet e Rënda Vladimir Marën dhe Dritan Premçin si edhe prokuroreb e Tiranës, Arminda Moçka, në kuadër të hetimeve për ekstradimin e klientit të tij.

Është pyetur edhe avokati i Nezar Seitajt, Detar Hysin. Në pyetje është marrë edhe drejtori i burgut ku qëndronte Seitaj për procedurat e ndjekura në lidhje me ekstradimin e të konsideruarit si “financieri” i Habilajve.

I kontaktuar nga “Panorama”, avokati Hysi tha se, “Jam njoftuar ditën e ekstradimit, kur Nezari po dërgohej për në aeroport. Më ka njoftuar vetë klienti, teksa unë isha në Prokurorinë e Krimeve të Rënda duke firmosur zgjatjen e hetimit edhe për tre muaj për procedimin në Shqipëri. Është e vërtetë që ka qenë në vullnetin tonë ekstradimi në Itali, por nuk mund të kryhej kur ndaj tij kishte procedim penal në Shqipëri. Shpresoj shumë që nga hetimi të nxirren përgjegjësit”.

Ministria e Drejtësisë nuk e ka konsideruar si problem, ekstradimin, pasi ai është dërguar për t’u hetuar nga Antimafia Italiane, e cila është shumë herë më e angazhuar në çështjen e kapjes së bandës së Habilajve, me përgjimet e nisura vite më parë.

Foto Nezar Seiti ne, gjykate

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY