Fermeri tregon si e fryn vicin: Vetë ha bukë me kripë, atë...

Fermeri tregon si e fryn vicin: Vetë ha bukë me kripë, atë mish jo!

469
0
Shares

Në redaksinë e emisionit BOOM nw ora news vjen informacioni se në datën 6 shkurt në një thertore të licensuar në Tiranë janë futur 106 krerë qingja te pamatrikuluar, të cilet janë potencial sëmundjesh nëse do të konsumohen nga blerësit.

Dëshmia tronditëse e fermerit

Blektori: Po e di ca do të thotë hormon apo jo?

Gazetarja: Po për viçin i përdorin apo jo?

Blektori: I përdorin posi jo bëhet viçi naaa, kur ta therrësh është tërë shkumbë brenda. Në një dasmë u shtruan të tërë në spital vetëm nga vici me mish me hormone.

Gazetarja: Ajo gjilpëra që i bën për sa e rrit vicin?

Blektori: Për 2 muaj, i merr 800 mijë lekë

Gazetarja: Ta leverdis?

Blektori: Ta leverdis se 16 mijë lekë është vaksina

Gazetarja: Ku blihet vaksina?

Blektori: Nëpër qendra që shesin mjekime per blektorinë

Gazetarja: Është e lejueshme?

Blektori: Jooo. Në qafë ja bëj unë. Ai sa vjen dhe fryhet. Për dy muaj ai bën 1 kv mish

Gazetarja: Dhe e shet 800 mijë lekë, ia vlen

Blektori: Ia vlen, ia vlen, por po na vdesin nipër e mbesa. Unë bukë e kripë e me qepë ha, këto nuk i ha se ja di vlerën.

Kjo është deklarata e një blegtori në një fshat shqiptar i cili tregon pa e ditur se po filmohej se çfarë mishi shitet në të vërtetë në shumë prej tregjeve të Shqipërisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY