Shqipëria e bërë zap nga korrupsioni, shifra e Transparency International godet

Shqipëria e bërë zap nga korrupsioni, shifra e Transparency International godet

203
0
Shares

Shqipëria ka shënuar përkeqësimin më të madh në indeksin e korrupsionit  që prej 15 vitesh pas publikimit të të dhënave të Transparancy International në lidhje me perceptimin e korrupsionit. Këtë vit vendi ynë renditet në vendin e 91-të me 38 pikë nga vendi i 83 që ishte një vit më parë duke zbritur 8 pikë.

Transparancy International publikoi mbrëmjen e së mërkurës raportin vjetor për perceptimin e korrupsionit për vitin 2017. Sipas këtij raporti, Raporti tregon prani të madhe të kësaj dukurie në më shumë se dy të tretat e vendeve ku janë bërë matjet.

Transparency International tha se vendet me mbrojtjen më të vogël për shtypin dhe organizatat joqeveritare, kanë prirje të kenë normat më të këqija të korrupsionit.

“Ndërsa frenimi i valës së korrupsionit kërkon kohë, në gjashtë vjetët e fundit shumë vende kanë bërë pak ose aspak përparim”, vlerësoi Transparency International.

Indeksi, i cili radhit 180 vende dhe territore në bazë të nivelit të perceptuar të korrupsionit në sektorin publik, përdor një shkallë prej zero pikësh deri në 100, ku zero tregon për një vend shumë të korruptuar, ndërsa 100 një vend shumë të pastër.

Kosova sivjet radhitet e 85-ta, me 39 pikë, që do të thotë se ka bërë përparim të lehtë në luftën kundër korrupsionit, kur ka qenë në vendin e 95-të me 36 pikë.

Në të njëjtin vend si Shqipëria renditet edhe Bosnje e Hercegovina, e cila vitin e kaluar ka qenë e 83-ta.

Rënien më të madhe nga vendet e rajonit e ka pësuar Maqedonia – nga vendi i 90-të në vendin e 107-të, ndërsa Serbia ka rënë nga renditja 72 në pozitën 77.

Mali i Zi, ndërkaq, ka mbetur në vendin e 64-të, njësoj si edhe një vit më parë. Në aspektin global, Zelanda e Re, Danimarka dhe Finlanda janë vendet më të pastra sa i përket korrupsionit, ndërsa në fund të listës radhiten Somalia, Sudani Jugor dhe Siria.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY