FOTO & EMRI/ Çudia, noteri i “tokave” në Spille, sa herë ka...

FOTO & EMRI/ Çudia, noteri i “tokave” në Spille, sa herë ka probleme me ligjin hetohet “në gjendje të lirë”

536
0
Shares
Julian Zhelegu

Në dosjen e tjetërsimit të pronave shtetërore dhe të ushtrisë në zonën bregdetare të Spilles së Kavajës, është edhe noteri Julian Zhelegu, për të cilin gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest në shtëpi ndonëse Prokuroria kërkoi arrest me burg.

Zyra noteriale e këtij në fundit, ndodhet në zonën e ish-Bllokut, ndërsa ai rezulton certifikues i shumë shit-blerjeve apo privatizimesh apo çështjesh të mëdha biznesi.

Së fundmi, emri i tij doli si noterues i kontratës koncesionare për ndërtimin e hidrocentraleve në kanionet e Osumit, kontrata të cilat u anuluan sepse ishin te parregullta dokumentet e lejes mjedisore.

Prokuroria ngriti dy akuza për noterin Zhelegu, atë të falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës.

Top Channel kontaktoi edhe me Dhomën Kombëtare të Noterisë, sipas së cilës, Zhelegu ka disa vite që ushtron këtë aktivitet ndërsa vetë noteri në fjalë nuk pranoi të prononcohet për çështjen.

Noteri Zhelegu ka patur probleme me ligjin edhe në të kaluarën. Në vitin 2002 kur punonte në doganën e Durrësit ku u akuzua për trafikim të mallrave kontrabandë, por në atë kohë u hetua në gjendje të lirë.

Në dosjen e Prokurorisë për të njëjtat akuza është edhe noteri nga Durrësi, Arbër Aliu për të cilin u mor masa “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publike”.

Foto Ilustruese

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY