FOTO/ Turqi, arrestohen dy shqiptarë me 200 kg kanabis

FOTO/ Turqi, arrestohen dy shqiptarë me 200 kg kanabis

358
0
Shares

Dy shqiptarë, njëri prej të cilëve me origjinë nga Kosova, janë arrestuar nga Policia e Stambollit teksa po përpiqeshin të hidhnin në treg 200 kg kanabis në llojit skunk.

Gazeta turke “Milliyet” tha se droga në Turqi ishte futur nga dy trafikantët 27-vjeçari D. R., nga Kosova dhe 33-vjeçari me iniciale J. A., nga Shqipëria.

Sipas medias turke, dy të arrestuarit ishin pjesë e një rrjeti ndërkombëtar droge me qendër në Shqipëri, ndërsa vlera në treg e drogës së kapur ishte mbi 2 milionë euro.

Droga raportohet se është futur në Turqi me rrugë tokësore dhe po fshihej në një adresë në Kucukcekmece. Trafikantët shqiptarë e kishin ndarë kanabisin në paketa dhe e kishin bërë gati për shpërndarje në momentin e arrestimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY