Reagon PS e Kukësit: Nuk bëjmë zgjedhje se ka qejf Taulanti e...

Reagon PS e Kukësit: Nuk bëjmë zgjedhje se ka qejf Taulanti e Safeti

129
0
Shares

Asambleja e PS-së së Kukësit ka reaguar pas deklaratave të sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Taulant Balla. PS e Kukësit ka dalë kundër të deleguarit të PS-së qendrore, Safet Gjicit.

Kryesia e PS-së në Tiranë vendosi të delegojë në Kukës Safet Gjicin në vend të Mimi Kodhelit dhe kjo ka sjellë reagime të ashpra mes socialistëve kuksiane.

Kryesia e PS vendosi dje të zhvillohen zgjedhje sërish në Kukës, por sot Asambleja e PS-së së Kukësit ka reaguar duke mos kërkuar zgjedhje ‘se ka qejf Taulanti dhe Safeti’.

Deklarata e PS-së së Kukësit

Nisur nga prononcimi ne media i Taulant Balla per situaten ne Kukes  dhe vendimet e Kryesise  se PSSH per Kukesin bejme kete deklarate per publikun.

Prisnim zgjidhje te problemeve tona nga kryesia, por prape mendojme se ato deklarime nuk janë vendime të kryesisë por të z. Taulant pasi:

Zgjedhjet ne PS Kukës kanë përfunduar para tre muajsh dhe jane konstituuar.

Nuk ka mundesi te shkarkohet nje asamble dhe te behet një e re vetem për Safet Gjicin dhe Ballën. Kjo pasi koha e Monizmit ka përfunduar.

Nuk pranojme ndeshkime te pa argumentuara dhe me telefon pasi Partia Socialiste si institucion funksionon nepermjet Statutit dhe ekziston ne perberje te tij nje komision per garancite statuore.

Ne asamblenë e PS Kukes jane te gjithe te zgjedhur me vote te lire dhe me nje proces te rregullt ne zbatim te statutit te PS dhe deklarimi juaj per te zgjedhurit e Asamblese Kukes “te pashkolle” nuk qendron.

Nese ti Balla kerkon te formosh nje parti te re mund te krijosh dhe nje asamble te re, por me keto veprime jo vetem PS Kukes është ne kriz, por e gjithe partia socialiste e Shqiperise do te shkoje ne krize.

Presim zgjidhje te problemeve tona dhe jo anashkalime dhe ndeshkime te panevojshme te cilat i marrim vesh ne media dhe jo zyrtarisht.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY