VIDEO & EMRA/ Lezhë, lëviznin me tre mina me telekomandë në...

VIDEO & EMRA/ Lezhë, lëviznin me tre mina me telekomandë në makinë, ja si u prangosën në flagrancë dy persona

370
0
Shares

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe me  Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, finalizoi operacionin policor të koduar  “Goes On”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë…

LezhëFinalizohet operacioni policor ”GOES ON”Sekuestrohen mina me telekomandë, lëndë narkotike, fitil zjarrpërcjellës, telefona dhe automjeteArrestohen në flagrancë dy shtetas , si dhe shpallen në kërkim dy të tjerëDrejtoria Vendore e Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, finalizoi operacionin policor të koduar ”GOES ON”.Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:• A. P, 46 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Valias, Kamëz, (i dënuar më parë). Arrestuar për veprën penale të “Trafikimit të armëve”, “Mbajtjes së bombave dhe minave me telekomandë në mjedise publike” dhe “Prodhim shitje të narkotikëve” në bashkpunim 278/a, 278/7 dhe 283, 25.• V. C, 30 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, arrestuar për veprën penale të “Trafikimit të armëve” 278/a dhe 25.Si dhe janë shpallur në kërkim dy bashkëpunëtorët e tyre ku për shkak të hetimit nuk jepen të tjera të dhëna për ta.Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kishte regjistruar procedimi penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, ku si rezultat i një pune disa javore me metoda speciale të hetimit u arrit të dokumentohej aktiviteti i tyre kriminal.Shtetasi A. P me automjetin e tij, i shoqëruar nga automjeti tjetër, që drejtohej nga shtetasi V. C, transportonte 3(tre) mina me telekomandë ku në hyrje të qytetit të Lezhës, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë duke kapur në flagrancë të dy shtetasit e lartpërmendur. Gjithashtu gjatë kontrollit shtetasit A.P, ju gjet dhe një sasi prej 55 gramë lëndë narkotike e llojit cannabis sativa e ngjashme me atë të vajit të hashashit. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga grupi hetimor u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:• 3 mina me telekomandë të pajisura me telefon për shpërthim në distancë.• 55 gramë lëndë narkotike e ngjashme me atë të vajit të hashashit.• 14 telefona celularë.• dy automjete • 3 fitila si ato zjarrpërcjellës.• një çantë ku ishin futur minat Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Mbajtja e bombave dhe minave me telekomandë në mjedise publike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

Publié par Policia e Shtetit sur mardi 20 février 2018

  • Artur Popa, 46 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Valias, Kamëz, (i dënuar më parë). Arrestuar për veprën penale të “Trafikimit të armëve”, “Mbajtjes së bombave dhe minave me telekomandë në mjedise publike” dhe “Prodhim shitje të narkotikëve” në bashkëpunim 278/a, 278/7 dhe 283, 25.
  • Valtor Cala, 30 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, arrestuar për veprën penale të “Trafikimit të armëve” 278/a dhe 25.

Si dhe janë shpallur në kërkim dy bashkëpunëtorët e tyre  ku për shkak të hetimit  nuk jepen të tjera të dhëna për ta.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative kishte regjistruar procedimi penal në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, ku si rezultat i një pune disa javore me metoda speciale të hetimit u arrit të dokumentohej aktiviteti i tyre kriminal.

Artur Popa me automjetin e tij me targë AA 811 GF , i shoqëruar nga automjeti tjetër me targë AA 733 DM, që  drejtohej nga Valtor Cala, transportonte 3 (tre) mina me telekomandë ku në hyrje të qytetit të Lezhës, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë duke kapur në flagrancë të dy këta persona.

Gjithashtu gjatë kontrollit Artur Popas ju gjet dhe një sasi prej 55 gramë lëndë narkotike e llojit cannabis sativa e ngjashme me atë të vajit të hashashit.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga grupi hetimor u sekuestruan në  cilësinë e provës materiale…

  • 3 mina me telekomandë të pajisura me telefon për shpërthim në distancë.
  • 55 gramë lëndë narkotike e ngjashme me atë të vajit të hashashit.
  • 14 telefona celularë.
  • dy automjete
  • 3 fitila si ato zjarrpërcjellës.
  • një çantë ku ishin futur minat

Materialet proceduriale i kaluan  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit”, “Mbajtja e bombave dhe minave me telekomandë në mjedise publike” dhe “Prodhimi dhe  shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY